Të rinjtë zbulojnë ‘linçuesit’ e Bashës/ Dekonspirohen faqet e Endri Hasës

E Enjte, 18 November 2021 13:08

 

Të rinjtë e FRPD-së, kanë zbuluar faqet në rjetet sociale, që përdor Endri Hasa, për të linçuar demokratët.

Eden Kollçinaku, anëtar i kryesisë se FRPD-së, në një postim në rrjetet sociale, shkruan se Sekretari për Organizimin Dixhital të PD, Endri Hasa, i zgjedhur në këtë detyrë nga Lulzim Basha, po i shërben këtij të fundit për përçarjen e PD-së

 

Sipas tij, janë dy faqe në rrjetet sociale, që administrohen nga Endri Hasa dhe grupi i tij, të cilat i shërbejnë mbajtjes së karriges nga Lulzim Basha.

 

‘Statusi i fundit i Endri Hasës, Sekretari për Organizimin Dixhital të PD (i emëruar -jo i zgjedhur- nga Lulzim Basha), bën fjalë për ‘linçimin’ që baza demokrate (dhe mbështetësit e Dr. Berishës) po i bëjnë strukturave drejtuese të PD.

 

Në fakt, linçimet e vetme që janë bërë janë ato të faqeve Shqipëria Si Europa & Shqipëria e Para, të dyja faqe që administrohen nga Endri Hasa dhe grupi i tij i adminave.

Më poshtë mund të shihni disa screenshote nga postimet e faqeve që përmenda më sipër. Duket qartë se kush janë ata që duan të krijojnë përçarje mes demokratëve. Janë pikërisht ata që po bëjnë çmos të mbajnë karriget e tyre shtrënguar.

I them Sekretarit të Organizimit Dixhital të partisë se ato që ju i quani ‘linçime’ janë të vërtetat e hidhura që nuk përtypni dot, dhe nëse nuk keni frikë nga demokratët mos i fshini komentet dhe mos bëni block.’-shkruan Eden Kollçinaku./CNA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...