'Përdor krimin për mbledhjen e votave'/ Berisha: Ramën dhe peng-Bashën i ka verbuar 'Foltorja', do ua numëroj ushtarët

E Enjte, 18 November 2021 22:04

 

Ish-kryeministri Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës se ka përdor elementë të krimit në Elbasan për të mbledhur firmat.

Në 'Çim Peka Live', Berisha tha se Rama dhe pengu i tij Rama janë tmerruar nga 'Foltorja'.

 

Berisha shkoi më tej kur tha se do denoncojë 'ushtarët e Edi Ramës me fakte dhe dokumente'.

 

"Nuk është e Bardhit, por është e peng Bashës dhe kreut të Meduzës. Pse janë kaq të verbuar? Sepse kjo është periudha në të cilën unë po luftoj me efikasitetin më të madh krimin në Shqipëri, rajon dhe Europë, pasi karteli Rama dhe peng Basha përbëjnë krimin më monstruoz të 30 viteve të fundit në Shqipëri. Marrjen peng të pluralizimit politik dhe shndërrimin e tij në fasadë. Pra, Foltorja po jep një përgjigje dërrmuese këtij karteli në krimin më makabër ndaj një kombi, ndaj një demokracie, ndaj një vendi. Po të jetë puna për ushtarët e tyre, ua numëroj një nga një, siç kam numëruar gjithmonë më shumë se kushdo tjetër, me fakte, me dokumente dhe natyrisht që radha e ushtarëve do vijë një ditë. Se unë jam i vetmi këtu nga politikanët që jam marrë me ta", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...