“S’ke turp, unë të fëlliq ty! Erion Veliaj shantazhon gazetarët në sy të ambasadorëve. Refuzon pyetjet, tenton të intimidojë medien

Premte, 19 November 2021 13:33

 

"S’ke turp, material legenash, tmerr” këto janë fjalët që kryetari i bashkisë së Tiranës ka mësuar të përdorë ndaj gazetarëve. Kur ka 6 vite në detyrë Erion Veliaj vazhdon të refuzojë pyetje që kanë të bëjnë me Tiranën dhe problemet që kanë banorët e kryeqytetit. Madje në sy të ndërkombëtarëve, shpërthen në fyerje e etiketime jashtë çdo lloj standardi

 

Tirane- Kryebashkiaku Erion Veliaj do të mbahet mend si i zgjedhuri vendor që angazhimin më të madh të tij e ka të sulmojë mediat.

Madje sa herë që shikon një gazetar, ish kreu i Mjaft tregon fytyrën, ose më mirë, sjellje e tij të vërtetë, atë që

 

nuk jemi mësuar ta shikojmë në kronikat e gatshme.

Erion Veliaj: Si nuk ke turp!

Gazetari Isa Myzyraj: Unë jam gazetar!

“S’ke turp, unë të fëlliq ty! Erion Veliaj

Edhe pse Ora News kishte ftesë të ndiqte aktivitetin e mbjelljes së pemëve kryebashkiaku nxiton të shantazhojë gazetarin

 

Erion Veliaj: “Si i thua prindërve të tu që punon për një trafikant droge. Punon për një trafikant droge

Gazetari: A ke turp që sillesh kështu me median?

Madje ne ftese parashikohet dhe deklaratë për mediet, por cilat medie?!

“S’ke turp, unë të fëlliq ty! Erion Veliaj

Pyetjet e drejtuar Veliajt kishin të bënin vetëm për interesin e qytetarëve.

Gazetari: Kur ishit në opozitë ju thonit që të gjithë qytetarët duhet të shpronësohen me çmimin…

Konkretisht kompensimin e familjeve që preken nga projekti i rindërtimit, por Veliaj guxon deri në përmendjen e familjes së gazetarit

Gazetari: Unë jam gazetar zotëri!

Erion Veliaj: Po si nuk ju vjen turp, keni fëmijë për të rritur

Para ndërkombëtarëve badigardët e mbrojtën shefin e tyre nga mikrofoni, këtë radhë jo me dhunë por duke u bërë mur ndaj gazetarit.

Gazetari: Dua të marr zotin Veliaj për ta pyetur për interesat e qytetarëve.

Truprojet përpiqen ta ndalojnë

Erion Veliaj: Puno për trafikantin e drogës, do mbaroj punën time

Isa Myzyraj: Edhe unë po bëj punën time. Më kthe përgjigje për pyetjet e mija. Unë jam gazetar zoti Veliaj.

“S’ke turp, unë të fëlliq ty! Erion Veliaj

Për imazhin e Veliaj kujdesen jo vetëm badigardët, por edhe pesë operatorë e fotografë që paguhen me taksat e qytetarëve të Tiranës për t’i plotësuar egon shefit të tyre.

“S’ke turp, unë të fëlliq ty! Erion Veliaj

Veliaj me pamjet e një femije tekannjoz përpiqet të përmbajë veten për pak minuta

Erion Veliaj: Ej … Do pushosh.. Do rrish urtë.. Material legenash

Gazetari: Material legenash unë nuk jam zoti Veliaj. Unë jam gazetar. Flit në anglisht që të të kuptojnë ambasadorët.

Erion Veliaj: Po në anglisht unë të fëlliq ty.

Ndërhyn një personel i Veliajt: Ik mor plak se është për të ftuarit e jo për ty.

Isa Myzyraj: Dua ta dëgjoj.

“S’ke turp, unë të fëlliq ty! Erion Veliaj
Me praninën e kameras dhe gazetarit të Ora News, Veliaj nuk arriti të kontrollonte nervat, madje duke humbur edhe “mirësjelljen” televizive ndaj stafit të tij.

Erion Veliaj: Është gjithë banda jonë?

Gazetari: Përveç medias

Kjo nuk është hera e parë që bashkiaku nxit sjellje të tilla dhe refuzon pyetje që nuk i ka porositur, e për këtë raportet ndërkombëtare janë shprehur qartë.

 

Madje edhe pse Veliaj e di shumë mirë se detyra e gazetarit është ti shërbejë qytetarëve dhe jo qeveritarëve, sërish për të mbrojtur pushtetin e tij kërcënon, por këtë rradhë me sjelljen e një fëmijë të llastuar.

Erion Veliaj: E di sa koka ka prerë Ylli Ndroqi para teje, ti je i dhjeti. Ti je lecka e radhës

Gazetari: Unë nuk kam punë me Ylli Ndroqin. Unë jam gazetar.

Erion Veliaj: Të të vijë turp që jeton me lekë droge. Të të vijë turp

Gazetari: Çfarë jam unë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...