Berisha:Basha më lutej që të mos i përmendja emrin Suel Çelës, merrni tabulatet

Premte, 19 November 2021 17:54

 

Sali Berisha akuzoi nga Librazhdi Lulzim Bashën se i ka kërkuar të mos e denoncojë emrin e Suel Çelës.

Duke iu përgjigjur kryetarit aktual të PD i cili tha se Suel Çela ka mbledhur firmat e Foltores, Berisha tha se Basha e ka mbrojtur emrin e të inkriminuarit.

 

"Peng Basha foli së fundi bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të miat dhe Foltores. Tani do t'u them ju këtu, cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen. Suel Çela dhe do të dalin këtu 26 statuse në Facebook-un tim, e kam denoncuar më shumë se të gjitha mediat. Merrni Facebook-un e Lulzim Bashës po ia ka përmendur emrin njëherë. Merrni tabulatet telefonike të Sali Berishës me Lulzim Bashës kur thoshte aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij", u shpreh Berisha.

 

Lideri historik i PD iu përgjigj akuzave të Bashës edhe për vlefshmërinë e firmave.

 

Berisha njoftoi se numri i atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit po shkon 5 mijë.

"Firmat jo vetëm janë 4200, por po shkojë 5 mijë. Pse nuk i publikojmë? Ka tre pengesa ligjore. Të dhënat personale, Gjykata Kushtetuese, konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Një gjë të tillë nuk e bëjnë ata që i besojnë shtetit ligjor. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarët, që s'kanë ligj e moral. Ne në pushtet kemi ngritur një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk përsërisim Edi Ramën, nuk prodhojmë patronazhistët e Edi Ramës", tha ish-kryeministri

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...