Lëvizja e Sali Berishës për demokraci si një RISTART

Saturday, 20 November 2021 10:06

 

Lëvizjen e Sali Berishës për demokraci brenda PD e shoh si “Ristart”, jo si rikthim të tij. Të paktën mua do më pëlqente të ishte kështu. Teknikisht Berisha nuk po rikthehet sepse ai ishte dhe është në PD. Por në krye të kësaj lëvizje po i bën një shërbim të madh kësaj partie që të rindizet.

Nga Ylli Manjani
PD po rrokulliset me motorë të fikur. Ndaj duhet ndezur motori. Nuk është motor i dëmtuar, por thjesht i vjedhin naftën, ndaj dhe nuk ndizet. Berisha po e rindez dhe kjo është gjë e mirë. Rindezja e PD mund të shërbente shumë për ristartin e demokracisë në vend. Se motorfikurit, jo vetëm të PD, e kanë dëmtuar rëndë demokracinë, zgjedhjet, fjalën, lirinë, ekonominë, shoqërinë e shtetin.

 

Sigurisht nuk pres që Berisha t'i rindezë të gjitha këto, por një PD demokratike mund të ndihmonte shumë. E kuptoj ngarkesën që njerëzit kanë me emrin dhe figurën e Tij dhe kanë të drejtë, por kjo lëvizje e tij bën veç mirë.

 

A ka Berisha një axhendë personale? Ndoshta ka. Por personalja e një 77- vjeçari është shumë më e gëlltitshme sesa egoja e një 47 apo 57-vjeçari që s’ngopet me sundim antidemokratik. Megjithatë, uroj të jetë ristart, jo rikthim. Shoqëria ka nevojë për ristart demokratik, politik, ekonomik e institucional

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...