Kandidatja e LSI: Iu bashkuam PD-së kundër regjimit, por kunat-opozita e futi vendin në kolaps

Saturday, 20 November 2021 14:48

 

Kandidatja e LSI për deputete në Qarkun e Durrësit, Elona Guri akuzon Lulzim Bashën se po zbaton marrëveshjen e 17 majit me Edi Ramën. Guri shkruan në Facebook se LSI iu bashkua PD-së në 25 prill kundër regjimit, por u prenë në besë nga kryetari i PD.

Guri: "Foto sa 1000 fjalë! 17 Maji i lidhjes edhe publikisht të kontratës me Edi Ramën. Momenti kur nga kryetar opozite pretendent për kryeministër, ai e braktisi rolin e tij për tu kthyer thjesht në mirëmbajtës oborri të shefit të regjimit.

Shqipërisë i duhej një opozitë sa më e bashkuar për të rrëzuar regjimin, në 25 Prill, ndaj LSI, siç i qëndron besnike çdo marrëdhënie, i dedikoi çdo mbështetje institucionit të kryetarit të PD, si kryetar opozite, që ky mision madhor për shqiptarët të realizohej. Por, ndërkohë në pabesi ndaj popullit opozitar, përfshi edhe LSI, ai vijonte zbatimin e kësaj marrëveshje!

Ai nuk shpëton dot prej 17 majit me Edi Ramën, prej kunatë-opozitës që e ka futur gjithë vendin në kolaps! Tashmë ky është mësim i mësuar."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...