'Refuzojnë 'Foltoren', por rreshtohen te Rama e Balla'/ Paloka: Këta kryetarë të PD nuk përfaqësojnë demokratët

Saturday, 20 November 2021 17:35

 

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryetarët e degëve të PD, apo ish-kryebashkiakët, të cilët marrin pjesë në takimet e Edi Ramës apo Taulant Ballës.

Paloka shkruan në Facebook se drejtuesit e PD refuzojnë të shkojnë te 'Foltorja' por rreshtohen te takimet e Ramës e Ballës.

Një rast të tillë e denoncoi sot Syri.net, ku kryetari i degës së PD në Librazhd, Bujar Vreto refuzoi t'iu bashkohej demokratëve dje në 'Foltoren' e Sali Berishës, por që nuk hezitoi të shkojë te ceremonia e Taulant Ballës, për të përkujtuar Luftën Nacional Çlirimtare.

 

Këta kryetarë partie apo kryetarë bashkie, shkruan Paloka, nuk përfaqësojnë demokratët.

 

Postimi
Çdo demokrat, anëtarë i thjeshtë apo i zgjedhur, ka të drejtë të vendosë vetë nëse merr pjesë apo jo në takimet e Berishës. Po kryetarë partie apo kryetarë bashkie, të zgjedhur me votat e demokratëve, që nuk shkojnë në 'Foltoret' e Berishës e pastaj i sheh në rresht të parë në takimet e Ramës dhe Taulant Ballës, mund të përfaqësojnë këdo, po jo demokratët!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...