LULZIMI DHE NE TË TJERËT

Diel, 21 November 2021 21:05

Nga Shkelzen Baçi!
Sekretar Organizativ i PD Dega 13 Tiranë.

LULZIMI DHE NE TË TJERËT

Lulzim Basha iu bashkangjit PD-së në prag të ardhjes së saj në pushtet, e prej atëherë nuk iu nda më, ama asnjë lider nuk ka krijuar aq shumë largime nga PD. Pothuajse i gjithë ekuipazhi drejtues i kësaj partie është degdisur sot kilometra larg selisë së Partisë Demokratike, prej tij.
Të tille janë zonja e hekurt Jozefina Topalli, ministrat Imami, Ruli, Mustafaj, Bregu, Bumçi etj. Bile edhe vete lideri historik Berisha është pezulluar nga grupi parlamentar, e kjo me vendimarrjen e tij personale.
Një situatë e tillë më kujton një hero të femijërisë tonë, atë të Jakup Ferrit. Pavarësisht se diamteralisht i kundërt me Lulzimin, se ndryshe prej Bashës ai simbolizohej nga 7 plagët e tij, në luftë me armiqtë e kombit kurse Basha shquhet sot si “lideri” i 7 palë humbjeve. Basha na plagosi pa luftë ne demokratëve.
Lideri laboratorik, pasi ne e dimë si u ngjit në kryekarriken e PD-së, nuk ka lënë demokrat pa plagosur që nga dhjetoristët idealistë e deri te prurjet më të reja në FRPD, me të cilët fabrikon emisione “investigative” në një tv gjobëvënëse i shquar për pusitë dhe proceset montuese, ndaj figurave të PD, padiskutim jo pa ndikimin e “gazetarëve”, pranë oborrit të PD së Lulzimit.
Drejtuesit e momentiti në PD, dy rinoshë shkollëpakë, kinse juristë njeri i dalë nga një prej fakulteteve më defiçitare në Shqipëri, ku shumë drejtues të tij akuzohen për plagjiature, na arsyetojnë se 80 % e antarëve të Kuvendit Kombëtar nuk mund të zhvillojnë punimet e tij.
Çfarë juristash ?!
Pse duhet të shpenzojë shteti buxhetin për të formuar kësi jursitë mediokër. Merrni pushim ca vite, rikthejuni më seriozisht auditorëve, plotësohuni me dije e nëse nuk bëni më pazare me Ramën, rikthehuni në parti.
Tjetra është se na akuzojnë për antiamerikanë, kjo është edhe më e fortë se i shndërron në debila kronikë. Pse cili lider ndër viset shqiptare e po deshët edhe në Ballkan, Greqi e Turqi, kishte më shumë lidhje preferenciale se Berisha me amerikanët. E ata ishin më amerikanë të shquar se ata që janë sot në fuqi. Domethenë ju nuk na e mbushni mendjen, as me njërin argument e as me tjetrin. Ju more lum miku, jeni kryekëput të shqetësuar për karriken tuaj të dhuruar pa meritë e në kurrizin tonë.
Berisha e solli Lulzimin në fuqi, pa meritë, pa nder e pa lavdi. Ne të gjithë e dimë. Ai vetë ka kërkuar falje për këtë, ndaj sipas zakonikëve shqiptarë ai që falë është më i zoti se ai që hakmerrret.
Berisha tashmë po rikuperon një dëm të madh që Basha i ka bërë PD-së, sepse të rinjtë po plaken në opozitë dhe duke i izoluar nga çdo mundësi karrierizmi. Sa herë freskohen strukturat, Basha na sjellë jeniçerë nga jashtë strukturave.
Ti Lulzim dhe ju karrieristë rreth tij, ndalini këshillat për ne, jo se nuk kemi nevojë, por jeni këshilldhënësit më mediokër në historinë e PD-së. Ne nuk i duam këshillat tuaja juridike, nese keni pak burrni ato jepjani atij zotnisë së vërtetë që vuri rregull në mes të Elbasanit, kur jeta e demokratëve rrezikohej nga bandat talebane të PS-së, a e keni harruar oficierin e karrierës që nuk iu dorëzua bandave në Elbasan ?, po padyshim që po, ju ketë e beni me cilindo demokrat e shqiptar që e do ndryshimin e vërtetë.
Ti Lulzim harron shumë, ne si demokratë e dimë, që në ministritë që ke drejtuar i ke ndërruar stafet sipas qejfit, pa merita akademike e politike, madje dhe duke shkelë ligjin, miliona janë paguar për punonjës të shkarkuar kot e që rrinin në shtëpi. Kjo na ka kushtuar me qindra vota dhe kosto të pamerituara politike, për të mos thënë se bashkëpunëtorët e tu, nuk i gjeje as në zyra por as te partia.
Një miku im të quante si një “baron” që stafin e merr kudo me valixhe, pa meritë, pa kriter, pa bekim politik, etj. Ti na e solle paralelizmin në PD dhe kudo që shkele këmbë. Nga ana tjetër na shitesh si i edukuar në perendim, po me sa dimë askund atje kjo nuk praktikohet.
Mirë se u amnistove për marrëzitë e mësipërme, por ti shkele edhe atje ku nuk duhej, do të shembësh edhe kullën e moralit tonë njerëzor e politik atje në “kodër”. Atje ku valvitet flamuri kombëtar, por edhe ai i partisë tonë, do të na sulmosh Sali Berishën, edhe pse i tërhequr nga drejtimi.
Zotëri ai është pashaportë për PD-në, një lider që megjithë gabimet e tij, përfshi përzgjedhjen tuaj në drejtim, deri më sot ka qënë dalazotës i Shqipërisë, Kosovës, dhe shqiptarëve kudo nëpër botë, njeriu që mundësoi antarësimin në Nato, liberalizimin e vizave, parteritetin me BE e USA.
KËSHTU NE KËTU NDAHEMI BIR.
Sepse me këtë ti dëshmove që je bir dhe jo burrë, e ndoshta kur të maturoshesh dhe pak, e zhvillojmë një bisedë mbi kriteret bir-burrë.
E vëllezërit tanë matanë Morinës, kanë një shprehje “boll o bir”.
Boll Lulzim, erdhe , more, humbe, tani ik.
Sali Berisha po vjen për të rikuperuar dëmin tënd. E kush korrigjohet, ka mbështetjen tonë. Ai është lider i fjalës, intelektual i mirënjohur ndërkombëtar, pasardhës i një dere patriotësh e këto cilësi i duhen sot Shqipërisë në udhëkryq.
Me 11 dhjetor.
ME TE BASHKUAR ME TE FORT ME TE HAPUR✌️✌️

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...