“Tani të lutem mos bojkoto dhe demokratët”, Meta për Bashën: Gjermanët e morën dhe i thanë mos bëj hata se nuk të mbështesim. Nëse s’do anuloja zgjedhjet kush dëmtohej?

Hënë, 22 November 2021 18:26

 

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka cilësuar si flagrante djegien e mandateve prej opozitës.

Ai ka thënë se mori vendim për të anuluar zgjedhjet, për shkak të kërkesës së gjermanëve dhe Lulzim Bashës, i cili kishte deklaruar se nëse protesta e 8 qershorit do të mbahej do të bëhej hataja.

 

Ai tha se nëse nuk do të anulonte zgjedhjet, Basha do të ishte politikani shqiptar i cili do të dëmtohej më shumë.

 

“Ilir meta është në detyrë për të përmbushur detyrën e tij. Unë jam këtu midis shqiptarëve, demokratë, socialistë e pa parti. I hapur për të dhënë llogari e reflektuar. Meqenëse zotëria në mënyrë të qëllimshme ka provokuar sepse kështu është kurdisur, ose është në hall apo siklet, unë them që nuk të ndihmon dot Ilir Meta se si ka mundësitë, jo se nuk do të kishte dëshirë. Unë u përpoqa ta ndihmoja që të mos bojkotonte ndryshimet e reformës territoriale. Ai dogji mandatet, në kundërshtim me porositë që i dha Ilir Meta që kurrë nuk bëhet një vendim i tillë. A e di se përse erdhi e m’u lut në Gjermani? Sepse e kishin thirrur atje, se dilnin lajmet këtu me dhunë dhe gaz lotsjellës. Do bëhej hataja më 8 qershor, sepse do të thirrjej populli dhe ai ia la atyre përgjegjësinë. Atje e kishin thirrur, për t’i thënë që nëse do të ketë problemin më të vogël të shtunën nuk do të kemi më punë me ty. Ai ka thënë që më kanë thënë gjermanët mos u regjistro për zgjedhje.

 

Kështu i kanë thënë ata, prandaj dridhej e qante ky, e ata që takoi ai një pjesë takova dhe unë, m’u lutën, zoti President më tha çfarë do të bëjmë ne që të mos shohim më dhunë nëpër televizione që të mos ndodhë ndonjë hata ditën e shtunë, e që të bëhen zgjedhje lokale gjithëpërfshirëse. Prandaj më thanë shikoje cështjen e Kushtetutës, në mënyrë që të jepet mundësia që edhe opozita të regjistrohet në zgjedhje. Pasi kam bërë këtë akt për vendin tim, keni deklaratë të njeriut kryesor të Bundestagut, që merret me këtë pjesë të Ballkanit dhe Evropës që partitë të respektojnë vendimin e Presidentit.

 

Kjo është e vërteta dhe unë pavarësisht se çfarë thotë zotëria sot, unë s’jam penduar për atë që kam bërë. Natyrisht do e bëja në kushte të tjera, rrethana të cilat i kam sqaruar dhe që janë diskutuar edhe 100 herë më parë. Kam një pyetje, nëse Presidenti s’do të bënte një vendim të tillë, cili politikan do të përvëlohej më shumë? Lulzim Basha. Pra ky është raporti im me zotërinë. Unë e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët. Sa njerëz janë plagosur në mitingjet e thërritur nga zotëria? Një police humbi gishtin, një polic syrin. I tha Meta këtij mos u fut në zgjedhje? Unë kam një lutje, mos bojkoto demokratët sepse këtu nuk të jap dot zgjidhje”, tha Meta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...