Kryesia e Degës së PD te Njësia 9: I vetmi Kuvend legjitim ai i datës 11! 18 dhjetorin s'e njohim

E Enjte, 25 November 2021 22:32

 

Kryesia e degës së Partisë Demokratike te Njësia 9 në Tiranë kanë vendosur me unanimitet të plotë mbrëmjen e sotme, të njohin si legjitim Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme kanë marrë pjesë 25 anëtarë nga 34 në total.

 

Diskutimet u përqendruan në situatën aktuale në PD, të krijuar pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, vendim i cili u konsiderua i padrejtë dhe në shkelje të statutit nga ana e kryetarë të Kryesisë

Të 25 anëtarët e Kryesisë të pranishëm në mbledhje votuan me unanimtet, me 25 vota pro, për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD të datës 11 dhjetor si i vetmi Kuvend legjitim, sipas statutit, i thirrur nga më shumë se gjysma e anëtarësisë.

Gjithashtu në këtë mbledhje u prezantua edhe vendimi nr.139 i Kryesisë së PD për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor. Anëtarët e Kryesisë e konsideruan si Kryesinë ashtu edhe Kuvendin e datës 18 si ilegjitime.

Dega e PD ka publikuar edhe emrat e 25 anëtarëve të Kryesisë që kanë marrë pjesë në mbledhje dhe kanë votuar.

Ndërkohë, burime për Syri.net bëjnë të ditur se nga 94 delegatë (drejtues strukturash të Degës, pa organizatat partnere), kanë plotesuar formularët 80 delegatë.

E pranishme në mbledhje ka qenë edhe deputetja e Partisë Demokratike, njëherësh drejtuese politike për degën 9, Albana Vokshi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...