Uzurpimi i selisë, demokratët e Fierit në protestë, Luan Baçi: Nuk e njohim të komanduarin e Bashës

Premte, 26 November 2021 16:51

 

Kryetari i degës lokale të PD në Fier, deputeti Luan Baçi dhe anëtarë demokratë kanë protestuar ditën e sotme kundër uzurpimit të zyrave të selisë së PD nga njerëz të dërguar nga Lulzim Basha.

Derës së selisë i është ndërruar brava dhe çelësat i janë dorëzuar drejtuesit të komanduar, Agron Kapllanaj. Baçi thotë se nuk e njeh komandimin e bërë nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ndërrimin e bravës së derës, Baçi e konsideron një veprim të turpshëm, ndërsa thekson se janë futur me kaçavida për ta ndërruar.

 

Luan Baçi ka konfirmuar edhe njëheërë se do të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha në datën 11 dhjetor.

 

“Sot ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë. Sekretari i degës dhe Sekretari Organizativ erdhën të kryenin disa veprime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici. Nuk ka punë mirëkuptimi, dega vazhdon aktivitetin e vet. PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Më 11 dhjetor do të ketë një pjesëmarrje të madhe delegatësh, është dëshira e vetë delegatëve e të gjithë anëtarëve që të jenë pjesë.

Ju e keni parë vetë, foltorja që u bë e dyta ishte Fieri pas Tiranës dhe e patë se çfarë pjesëmarrjeje kishte. Bashkërisht do t’ia dalim mbanë pasi unë nuk jam për ndarjen e PD-së. Kundërshtari ynë është Edi Rama. Mund t’i merrni edhe zotërinjtë në pyetje. Unë nuk e njoh fare atë komandimin që ka bërë Basha, nuk e njoh. Zyrat i ka uzurpuar një ekip që erdhi nga Tirana, u futën me kaçavida e ndërruan bravat. I gjithë problemi i degës së Fierit është me qendrën. PD janë anëtarët, nuk janë as zyra dhe as vula. Mund ta merrni dhe ju vulën dhe të thoni që jeni PD-ja, por nuk jeni, ju jeni gazetarë”, tha Baçi

Modifikuar më Premte, 26 November 2021 18:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...