'Nuk ve PD-në mbi veten', Berisha: S'e kam thënë kurrë. E vërteta e bisedës me Bashën

Premte, 26 November 2021 17:53

 

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas deklaratës së Lulzim Bashës mbrëmjen e kaluar në një emision se ish-kryeministri i kishte thënë se nuk ve PD-në mbi veten e tij.

Berisha tha se Basha mashtron, ndërsa e vërteta është ndryshe tha ai, duke treguar bisedën me kryetarin aktual të PD.

 

"Këto ditë Basha ka deklaruar me tellallët se unë i paskësh thënë që për veten nuk pyes për PD, fakti që unë sot jam midis jush tregon se unë mbi çdo gjë tjetër, ve idealet dhe interesat tuaja. Por cila është e vërteta e kësaj bisede? Ua tregoj unë. Dy muaj më parë vjen dhe më thotë se i ka thënë ambasadorja n.q.s Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë këto pasoja të tmerrshme mbi fëmijët e tij, mbi Berishën. Unë i them sa vijon, Lul, kjo betejë e imja është për dinjitet dhe unë dinjitetin tim nuk e jap për asgjë në botë. Nuk ka forcë që më merr mua dinjitetin. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në betejën time për dinjitet. Partia ime, i them, nqs pranon gënjeshtrën për të vërtetë, nuk meriton të jetë parti politike. Ke të drejtë, më tha, ashtu është. Ky është historiku i bisedës time. Dhe nuk io kam thënë kurrë që nuk pyes për PD. E vërteta është se unë dhe çdo njeri i ndershëm dhe i lirë, ve çdo gjë mbi dinjitetin e tij. Kemi një fjalë të moçëm, më mirë qiri i fikur se sa qiri i fëlliqur", u shpreh Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...