'Luli çun i mirë, merrem vesh', Berisha: Ramën, Bashën dhe gurin do t'i rrokullis të tre!

Premte, 26 November 2021 18:16

 

Sali Berisha komentoi nga Kurbini edhe deklaratën e Edi Ramës i cili tha një ditë më parë se ish-kryeministri ka në qafë një gur të rëndë.

Gjatë 'Foltores' me demokratët, Berisha u shpreh se Basha është figurë e dashur për PS gjë të cilën e treguan edhe sondazhet e fundit, ndërsa kujtoi edhe deklaratën e Ramës se Luli është çun i mirë.

 

"Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. E thonë tellallët e saj që dalin nëpër ekrane se drita e 'Foltores' i verbon ata. E thotë me gojën e tij vetë Edi Rama i cili në mënyrë të përsëritur i thoshte se, problem kam Sali Berishën, por ky është çun i mirë dhe merrem vesh. Edhe mbrëmë kreu i 'Meduzës' deklaronte se midis Bashës dhe Berishës, natyrisht Berisha e ka të rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin, të tre do t'ju rrokullis, je i pashpresë.
Votuesit socialistë në sondazh thanë se 30% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Zgjedhësit demokratë vetëm 24% e tyre ndjehen me Bashën. Ndërsa anëtarët e PD, vetëm 7% e tyre ndjehen më afër me Lulzim Bashën. Beteja jonë është që këto ditë, deri në 11 dhjetor, kjo 7% të bëhet 0.2%", tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...