Sekretari i degës PD Elbasan: Gaz Bardhi ka konfirmuar me email si delegatë të Elbasanit gjithë emrat që u lexuan sot

Saturday, 27 November 2021 20:35

 

Sekretari i Degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i ka cilësuar të turpshme sulmet e Gazment Bardhit ndaj demokratëve të Elbasanit.

Nga selia blu, së bashku me grupin e punës, Sekretari i Degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi lexoi emrat e 272 delegatëve që kanë firmosur pa u ndikuar nga askush. Por sot pasdite në një intervistë televizive, Gazment Bardhi tha se në listën e lexuar nga Himçi kishte emra që nuk janë delegatë të PD.

 

Sekretari i degës së PD në Elbasan ka reaguar për Syri Tv duke i kujtuar Gazment Bardhit se ata emra janë po të njëjtët që ai ka konfirmuar me email si delegatë të Elbasanit pak muaj më parë kur Lulzim Basha rizgjidhej kryetar i PD, ndërsa në korrik u mblodh edhe Kuvendi Kombëtar. Dhe delegatët kanë qenë po ata, të njëjtët emra të lexuar sot.

"Keqardhje, shumë keqardhje për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm dhe deputetin e Elbasanit. Janë po ato kryetarë gurpseksionesh, po ajo Kryesi, po ato kryetar seksionesh që punuan në krah të zotit Bardhi dhe mblodhën vota për të votuar zotin Bardhi që sot është deputet në sajë të këtyre njerëzve që punuan ditë e natë për të marrë 6 mandate në Qarkun e Elbasanit. Janë po ato delegatë që para tre muajsh erdhën dhe votuan Lulzim Bashën për kryetar partie në Kuvendin Kombëtar. Kanë qenë po me firmën e Gazment Bardhit që i ka në email, janë po këta emra të këtyre delegatëve", u shpreh Himçi.

"Kjo është një fyerje e madhe që i bëhet sot të gjithë demokratëve elbasanas të cilët kanë plotësuar formularin", tha më tej Blendi Himçi, Sekretar i degës së PD në Elbasan

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...