Durrësi braktis Bashën, ikën me vrap pasi nuk e priti askush

Diel, 28 November 2021 17:06

 

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se çdo ditë e më tepër po humbet mbështetjen e bazës së partisë.

Në një kohë që shumica e demokratëve duket qartë se janë në mbështetje të ‘Foltores’ dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha duket se sot ka tentuar të bëjë një lëvizje, por ka dështuar

Basha ka shkuar sot në Durrës, në një nga degët më të mëdha të PD-së, për të zhvilluar një takim me kryesinë e partisë, por duket se ka mbetur me ‘gisht në gojë’. Kryesia nuk i ka shkuar në takim, duke e lënë vetëm.

Ashtu sikurse shikohet edhe nga video më poshtë, kryesia e PD-së ka braktisur Bashën, ndërsa në Durrës e presin vetëm pesë veta.

Pra, në një ndër degët më të mëdha të PD-së, e cila u shkatërrua nga Lulzim Basha dhe përfaqësuesi i tij Ferdinand Xhaferraj, ai që do përmirësonte cilësinë e Diellit dhe rërës, sot duket se askush nuk e mbështet më.

Pra, Basha është katandisur me pesë veta, në një ndër degët më të mëdha të PD.

Ajo që ndodhi dje në Durrës, duket se është vetëm fillimi i vetmisë së madhe të Lulit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...