Tritan Shehu:Ky pervjetor Pavaresie e gjen Shqiperine ne udhekryqe historike si pasoje e keq qeverisjes.

Diel, 28 November 2021 18:54

https://youtube.com/watch?v=d3tsuMmKW3Y&feature=share
Ky pervjetor Pavaresie e gjen Shqiperine ne udhekryqe historike si pasoje e keq qeverisjes.
Kjo situate kerkon veprime te forta, te qarta e gjitheperfshirese te opozites, te PD.
Fatkeqesisht PD nuk eshte ne lartesine e duhur, ka rene ne nje pa dinamem e qartesi.
Puna e saj ka qene me oshilacione, aksione te pa perfunduara, jo koherence.
Pikerisht ne kete situate jane cfaqur si shprese, mundesi e madhe per shkundjen e daljen nga kjo situate, Foltoret e Z.Berisha.
Dhe kjo nuk vlen vetem per PD apo opoziten, por per dhe opinionin publik, qe ka filluar keshtu te dale nga “gjumi” i gjate.
Keto Foltore kane nje mision, jane motorri i ndryshimit per PD dhe Shqiperine.
Tashme keto Foltore po futen ne kanalet e formalizimit, institucionalizimit.
Keshtu do te dilet me konkluzione, vendime transparente, te domosdoshme per veprimet politike te se ardhmes se shpejte.
Dhe kete nuk mund ta beje askush tjeter pervecse kongresit te dates 11 Dhjetor.
Kjo do te na krijoje nje hop te madh cilesor per tu perballur me kete rregjim.
Dokumentacioni i grumbulluar per daten 11 eshte autentik.
Ai shpreh vullnetin jo vetem te delegateve, por dhe te shumices se antare.
Ne kongres duhet te jemi te gjithe, edhe ata qe nuk kane firmosur kerkesen formale.
Aty do te formalizohen edhe shume ndryshime statuore per te liberalizuar e demokratizuar me tej PD.
Nuk ka Kuvend te dates 18 Dhjetor, ai mund te jete vetem nje anti kuvend.
Prevalon kerkesa per Kuvendin e dates 11 si menyre me kerkese nga antaresia, por dhe nga koha e kerkeses.
Ndersa disa formulare te shperndare nga lidershipi per te ashtuquajturen mbledhje te dates 18, jane absurde e tallese ndaj antaresise.
Nqs kjo kryesi do te theriste nje Kuvend, nuk ka nevoje per formulare nga delegatet.
Kjo tregon se dhe ata qe therresin nuk e besojne cfare duan te bejne, e dine qe eshte nje veper antistatuore, anti demokratike, tallese e ofenduese per antaresine.
Gjithesekush qe beson ne statutin e PD, rregullat e demokracise, duhet te refuzoje me perbuzje keto formulare, se jane se paku qesharake.
Ndersa “hapjet” e dyerve te zyrave, sharkimet jane veprime jo serioze e tregojne se kerkohet t’i imponohen shumices situata anti demokratike.
Akoma me keq jane termat perbuzese, denigruese te perdorura nga disa kolege ndaj Foltoreve dhe atyre mijra pjesemares ne ato.
Kjo eshte e turpeshme se aty eshte baza e PD dhe ne duhet te mesohemi te bashkejetojme ne diversitet duke respektuar njeri tjetrin
Ky do te jete edhe nje nga objektivat e ndryshimebve qe do te beje Kuvendi me daten11 Dhjetor.
PS. Kerkoj ndjese per mos perfundimin e intervistes si pasoje e nderprerjes se energjise elektrike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...