‘Zhgënjim më të madh se mohimi s'ka’/ Sekretari i degës 6-Bashës: Mbi 80% kanë firmosur pro Berishës...

Hënë, 29 November 2021 23:17

 

Sekretari Organizativ i Degës 6 në Tiranë, Florin Kurmekaj, ka folur për deklaratën e Lulzim Bashës në një media, se personat që dalin në TV dhe konfirmojnë firmat për Kuvendin, nuk janë domosdoshmërisht delegatë.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Kurmekaj tha se mohimi që i ka bërë kryetari është "zhgënjimi më i madh". Nga ana tjetër, ai tha se delegatët e degës 6, kanë firmosur në masën 80% pro mbajtjes së Kuvendit të datës 11 dhjetor dhe Sali Berishës

 

Kurmekaj: Reagim ndaj delegatëve të kombinatit, që kanë vendosur t'i bashkohen kuvendit të datës 11 dhjetor, thirrur nga lideri historik. Deklarata e Bashës është ofendim.

Unë jam një ndër personat që kemi mbledhur firmat për Kuvendin. Mbështetja në degën 6 është, nga 82 delegatë, kanë firmosur 65 prej tyre në degën tonë, pra rreth 80% kanë firmosur pro Kuvendit të datës 11 dhjetor. Nga këta, 58 kanë autorizuar që emrat e tyre të bëhen publikë.

Rakipi: Përse jeni zhgënjyer nga Basha?

Kurmekaj: Janë shumë. Humbjet e njëpasnjëshme që kemi pësuar. Betimet që bëri dhe nuk mbajti. Zhgënjim më të madh për demokratët sesa mohimi nuk ka. Zoti Basha dje na ka mohuar, ne si demokratë, punën, kontributet, mbështetjen që i kemi dhënë në këto vite atij dhe PD-së

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...