Ristani: Kuvendi i vetëm është ai i shumicës së anëtarësisë më 11 dhjetor

E mërkurë, 01 December 2021 10:58

 

Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, deklaroi nga Korça se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet më 11 dhjetor.

“Tashmë është e sigurt që në datën 11, Kuvendi i PD i thirrur nga mbi 1/4 e anëtarëve do të mblidhet për të ndryshuar statutin e PD, për të shqyrtuar veprimtarinë antistatutore të kryetarit të PD dhe për të rifutur në statutin e PD dispozita, të cilat do të bëjnë të mundur mbajtjen e referendumeve në PD. Janë dorëzuar para disa kohësh, siç jeni në dijeni, mbi 4200 firma të anëtarëve të kuvendit të PD, firmat janë në masë të mbledhura nga anëtarët e Kuvendit, sigurisht me vullnetin e plotë të tyre. Janë dorëzuar në zyrat e Këshillit Kombëtar të PD, kanë qenë të hapur për median e për çdo të interesuar për tu verifikuar. Nga ana tjetër keni deklarime të përditshme të anëtarëve të Kuvendit nga degë të ndryshme të PD, shembuj të deputetëve, të cilët kanë shkuar për t’i verifikuar këto firma, kështu që është jashtë çdo dyshimi që firmat janë me vullnet të plotë,” tha Ristani.

“PD vepron në kushte të sovranitetit të saj, është vullneti i anëtarëve jo vetëm të Kuvendit, por të të gjithë PD, për të zgjedhur atë që ata mendojnë se e drejtojnë drejt fitores dhe prosperitetit. Se çfarë do zgjedhin, e se si do e zgjedhin, kjo mbetet për t’u parë gjatë zgjedhjeve. Ky Kuvend nuk do ta mbyllë këtë proces, por do ta hapë atë. Pas Kuvendit do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD, dhe zgjedhje të kryetarit të PD me sistemin një anëtar, një votë. Thashë kjo mbetet në vullnetin e anëtarëve të PD. Ndërkohë zoti Berisha është tërësisht i lirë në vullnetin e tij, për të ofruar punën e tij dhe mundësitë e tij për PD,” vijoi Ristani.

 

Sipas tij, Kuvendi i vetëm është ai i vullnetit të anëtarësisë së PD, pra ai i 11 dhjetorit.

 

“Kini parasysh, demokracia është vullneti i shumicës dhe shumica do të mblidhet në datë 11. Nuk do të ketë në 18 një Kuvend, të paktën jo një kuvend shumice. Do të ishte në nder dhe të pakicës të vinte në Kuvendin e shumicës, të kishte mundësinë të verifikonte mbledhjen e shumicës dhe në këtë mënyrë të shkonim të gjithë drejt një procesi të rregullt e të pranuar nga të gjithë. Është në detyrën e pakicës të vijnë sepse organet drejtuese të PD, edhe për aq sa në gjithë procesin e parregullt në të cilën janë zgjedhur sekretariatet, por përsëri e kanë për detyrë të vijnë. Që në fillim të kësaj lëvizje kurrë nuk e kemi pasur një problematikë midis Berishës dhe Bashës. Është një problematikë dhe një konflikt midis anëtarëve të PD dhe kryetarit, i cili shkel statutin në mënyrë të vazhdueshme. Konflikti nuk është midis Bashës dhe Berishës dhe nuk mund të zgjidhet midis tyre, ai është mes anëtarëve të PD dhe kryetarit Basha. Kryetari, i cili e përsëris edhe një herë, e ka çuar partinë nga një humbje në një tjetër,” tha Ristani

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...