Foltorja në Has, Berisha: Ju ftoj në Kuvendin e rithemelimit të PD

E mërkurë, 01 December 2021 11:27

 

Rrugës për në Tropojë, lideri historik demokrat, Sali Berisha, u ndal edhe në Has. Në qytetin e Krumës ai u prit me entuziazëm nga qindra demokratë.

Duke improvizuar Foltoren përpara tyre, Berisha tha se Hasi është dhe do jetë gjithmonë demokrat.

“Hasi është dhe mbetet gjithmonë demokrat dhe i pamposhtur, i vendosur të mbrojë vlerat e demokracisë, të mbrojë interesin kombëtar. Askush nuk ka luajtur rolin që ju, Kukësi dhe Tropoja, luajtën gjatë luftës çlirimtare në Kosovë. Bijtë e bijat e Kosovës janë të vendosur t’i dalin zot vendit më shumë se kurrë".

"Miqtë e mi, ju falënderoj me shumë mirënjohje për këtë mikpritje të zjarrtë, për këtë Foltore kaq të zjarrtë dhe frymëzuese për mbarë shqiptarët,” tha Berisha.

“Kur Beogradi dhe Tirana punonin për shuarjen e PD-së, demokratët në mbarë Shqipërinë, u zgjuan në një lëvizje të fuqishme, lëvizje që kërkon t’i shndërrojë ata, të shndërrojë PD-në në gardiane të interesave tuaja kombëtare dhe familjare,” shtoi Berisha, duke e quajtur Edi Ramën një vasal të Aleksandër Vuçiç.

“Ftoj demokratët e Hasit në Kuvendin e rithemelimit të PD. Të rikthejmë edhe njëherë PD-në në shtëpinë e lirisë, ashtu siç e themeluan ata që ne bashkërisht, në dhjetor të vitit 1990 i quajtëm ‘engjëjt e demokracisë’,” tha Berisha

Modifikuar më E mërkurë, 01 December 2021 17:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...