Është hedhur sot në ambientet e presidencës shorti për anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku janë zgjedhur dy anëtarët përfaqësues nga Gjykata Kushtetuese.
Në fund të shortit Marsida Xhaferllari dhe Elsa Toska janë zgjedhur si përfaqësueset e Gjykatës Kushtetuese në KED.
Ndërkohë, anëtari zëvendës i Kushtetueses në KED është zgjedhur Altin Binaj.
Në hedhjen e këtij shortit mori pjesë presidenti dhe drejtues të institucioneve të tjera.