Berisha: Yuri Kim përfaqëson Sorosin, jo Amerikën. Miliarderi dorëzoi drejtësinë tek Rama

Premte, 03 December 2021 19:43

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Foltoren e Devollit, deklaroi se ambasadorja Yuri Kim nuk përfaqëson Amerikën, por George Soros.

Berisha theksoi se miliarderi Soros dorëzoi drejtësinë në vend në duart e Edi Ramës.

“Lidhur me vendimin, është e vërtetë që Sekretari i Shtetit që më shpalli non grata, përfaqëson SHBA-të në një nga tre pozicionet ndoshta më të larta të atij vendi. Vendimi ishte rezultat fund e krye i lobimit korruptiv të Soros e ndaj kërkova ballafaqim në sallë të gjyqit për shpifje. Nuk pranoja kurrë akuzë falso. Unë e dija po ashtu fuqinë e George Soros. SHBA është vendi që njoh më shumë, sepse miqësia me atë vend të bekuar është mbi çdo gjë.

Soros është armik i demokracisë shqiptare dhe interesit kombëtar të shqiptarëve. Soros është sponsorizuari i masakrës në sistemin e drejtësisë, me gjithë fuqinë politike e financiare të tij. Drejtësia u kthye në degë të ekzekutivit. Vendimet sot merren të gjitha në zyrat e Ramës. Na flet zonja për sukses. Soros shkatërroi drejtësinë dhe e dorëzoi te Rama. Kjo është vepër politike e Soros. Zonja Kim përfaqëson George Soros dhe jo Amerikën. Ç’punë ka Kim me 29 nëntorin? Sillet si me qenë zëdhënëse e PS, pastaj bëhet me Bashën. Kjo nuk është politikë e SHBA, që të përshëndesësh zgjedhjet, pa dalë ankesat, është politike e Soros, që ka fuqi të madhe”, deklaroi Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...