DW: Shqipëria me intensitet të lartë të përhapjes së Covid, 347 raste për 100,000 banorë

Saturday, 04 December 2021 08:38

 

Në Shqipëri ka filluar dje vaksinimi anti-Covid me dozën e tretë për të gjithë qytetarët nga mosha 18 vjeç. Ndërkohë u vendos edhe vaksinimi me detyrim i administratës publike.

Nga Deutsche Welle

 

Në Shqipëri filloi dje (03.12) vaksinimi me dozën e tretë anti-Covid i qytetarëve mbi moshën 18 vjeꞔ, që kanë kaluar gjashtë muaj nga vaksinimi me dozën e dytë. Vendmi u mor të enjten, (02.12) nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, që e vlerëson me një rrezik në rritje situatën e përhapjes së infeksionit me virusin Corona. Në këto kushte ky komitet rekomandoi edhe vaksinimim e detyruar të punonjësve të administtatës publike, të qendrave tregëtare dhe supermarketeve.

 

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministrja e Shëndetësië dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, që publikoi vendimet e sipërpërmendura theksoi që „deri në 31 dhjetor të gjithë punonjësit e administratës publike dhe ata të qëndrave tregëtare që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Në 4 janar 2022 do të kërkohet karta e vaksinimit ose testi negativ PCR në ꞔdo pesë ditë". Autoritetet shprehin shqetësim për rënien muajin e kaluar të ritmeve të vaksinimit të popullsisë me dozën e parë dhe të dytën.

 

Mbeten në fuqi ora policore dhe kufizimi i aktiviteteve

Sipas ekspertëve të Komitetit Teknik "ka një intensitet të lartë të përhapjes së infeksionit pasi incidenca në dy javët e fundit ka arritur në 347 raste për 100,000 banorë dhe po ndodh transmetimi komunitar". Për krahasim, Gjermania me popullsi rreth 82 milionë banorë ka një incidencë 442,1. (regjistrim i 03.12.) N Tiranë Komiteti Teknik i Ekspertëve mori të enjten, (02.12) vendimin e lënies në fuqi, me një afat të pacaktuar të orës policore dhe kufizimit të lëvizjeve pas orës 22.00 të mbrëmjes deri në orën 6.00 të mëngjesit, të aktiviteteve, tubimeve politike, kulturore, grumbullimeve me më shumë se dhjetë persona dhe ceremonive. Mësimi në universitete do të bëhet online kurse në arsimin para universitar do të jetë i alternuar, online dhe me praninë fizike të nxënësve. Tirana vazhdon të jetë qarku me pjesën më të madhe të rasteve, e ndjekur nga Gjirokastra dhe Lezha..

A ka hyrë varianti Omicron në Shqipëri?

Sipas kryetares së Komitetit Teknik të Ekspertëve, Zv. Ministres së Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, ende nuk ka të dhëna, pasi priten përgjigjet nga laboratorë të specializuar jashtë vendit, për mostrat e dërguara të pacientëve të infektuar me virusin e të përgatitura sipas protokolleve përkatëse. ”Përderisa pandemia vazhdon, dalja e varianteve të reja është e pritshme dhe në vëmendje të gjithë institucioneve që merrën me pandeminë,” theksoi ajo.

Mbërritja e Omicron në Itali dhe Greqi, dy vendet fqinjë ku ka një shumicë emigrantësh shqiptarë që hyjnë në Shqipëri, e bën më të mundshme edhe prekjen nga ky variant. Autoritetet e shëndetësisë bëjnë thirrje për vijimin e vaksinimit si rruga më efikase për të përballuar edhe qarkullimin e Omicron. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale, që nga nisja e procesit të vaksinimit në fillim të këtij viti, janë kryer gjithsej 2.103.351 doza, ku 1.072.645 janë doza të para, 951.013 të dyta dhe vetëm 67.381 doza të treta. Në fillim të muajit të kaluar nisi vaksinimi me dozën e tretë, të njohur si”booster” për grupet më të rrezikuara, mjekët dhe infermierët

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...