Këshilltari gjerman, Henze: Basha kërcënon CDU dhe Doris Pack. Të përjashtohet nga PD në 11 Dhjetor

Saturday, 04 December 2021 18:35

 

Këshilltari gjerman që ka punuar pranë PD, Martin Henze ka dënuar deklaratat e Lulzim Bashës në adresë përfaqësuesve të CDU-së dhe Doris Pack, kryetare e Unionit të Grave në Partinë Popullore Europiane.

Përmes një postimi, Henze shkruan se Basha ka lëshuar mesazhe kërcënuese drejt Doris Pack dhe koelgëve të saj.

Ai thotë se Basha duhet të përjashtohet nga PD në Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit, jo vetëm për dëmtimin e interesave të PD-së, por për tentativën për të minuar raportet e saj me organizatat ndërkombëtare, siç është PPE në këtë rast.

Postimi
Kryetari në detyrë i PD, autokrati Lulzim Basha po kërcënon tani edhe përfaqësuesit e CDU-së dhe kryetaren e Unionit të Grave në Partinë Popullore Europiane njëherazi drejtuese e Fondacionit "Schumann", Doris Pack. Ai i shkroi asaj pasi kolegët e mi të partisë kritikuan veprimet joligjore kundër deputetit të PD Sali Berisha në një intervistë ditën e djeshme... 'Është për të ardhur keq dhe shumë e dëmshme për atë çfarë ata përfqësojnë...'

Zoti Basha, mjaft, mos kërcënoni institucionet europiane dhe përfaqësuesit e partive europiane. Përmbahuni nga masakrimi i ne, demokratëve.

Asambleja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Shqipërisë (Kuvendi Kombëtar), duhet të shqyrtojë gjithashtu në 11 dhjetor 2021 përjashtimin e kreut aktual të PD, Lulzim Basha për sjellje dëmtuese partiake, jo vetëm ndaj anëtarëve të PD, por tashmë edhe ndaj organizatave, të Partive Popullore Europiane. Sjellja anti-europiane, e cila dokumentohet këtu në një mënyrë të justifikueshme, duhet të jetë e mjaftueshme. Bisedimet e mëtejshme me këta persona në nivel europian tashmë nuk mund të mendohen

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...