Berisha:Në 11 Dhjetor, shqiptarëve u rikthejmë opozitën e vërtetë

Diel, 05 December 2021 18:23

 

Lideri historik i demokratëve duke folur në ‘Foltoren’ me shqiptarët në Amerikë është shprehur se në 11 dhjetor do të rithemelohet PD dhe shqiptarëve do të ju rikthehet opozita e vërtetë.

‘Shqiptarët kanë humbur zemrën e lirisë së tyre, kanë humbur votën e lirë. Prej 8 vitesh shoqëria shqiptar voton, narko qeveria shqiptare numëron votat

Opozita shqiptare në pamundësi të plotë nuk arriti asnjëherë nuk mundi të imponojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bëri të kundërtën, duke ndjekur politikën e kundërshtarit. Deformoi votën brenda PD-së. Vota e lirë është adn-ja e të gjitha vlerave të lirisë. Është adn e ligjeve dhe shtetit ligjor. Kjo lëvizje e cila synon ti japë vendit para së gjithash një opozitë të vërtetë që të qëndrojë fuqishëm ndaj regjimit, një opozitë që ngjallë shpresë dhe besim tek shqiptarët dhe natyrisht me qëllimin e saj, të rikthejë ligjin dhe çmontojë narkoshtetin. Të rikthejë vlerat konservatore që kanë bërë botën e lirë.

Traditën më të shkëlqyer të shqiptarëve, dashurinë për vendin, familjen, respektin për pronën, liritë fetare. Ky është synimi ynë më madh. Jemi në rrugën e duhur. Në 11 dhjetor ne rithemelojmë defakto Partinë Demokratike që u largua nga këto vlera.

Në 11 dhjetor ne ngrejmë përsëri në Tiranë monumentin e pluralizmit, do ti japim vendit opozitën e vërtetë, përkundër asaj asaj të kapur nga narko shteti’, tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...