'Non grata', Berisha: Blinken është keqinformuar nga lobimet korruptive të Ramës dhe të Soros

Diel, 05 December 2021 18:37

 

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje live me Skype me shqiptarët në Amerikë, foli për shpalljen e tij 'non grata'.

Berisha theksoi se Blinken është keqinformuar nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe George Soros.

“E vërteta është se më 14 maj unë jam shpallur non grata nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken. Unë i kam kthyer letër, duke i thënë se jeni keqinformuar nga lobimi korruptiv i Ramës dhe Sorosit. Vetë DASH tha se burimet kishin qenë OJF-të dhe mediat e kontrolluara nga qeveria aktuale.

A mund të imagjinohet se mund të dënohet një njeri, sepse shpifin kundërshtarët e tij politikë.

Jam shpallur non grata pa pasur asnjë akuzë nga askush nga asnjë individ a shtet mbi tokë, shpallet non grata, pasi partia e tij humbi zgjedhjet, për të shndërruar PD-në si satelit të qeverisë.

Kjo hakmarrje sepse në pranverën e 2017 kam kërkuar shpalljen non grata të Soros, sepse Soros ka derdhur miliona euro për të shkatërruar PD-në.

Kam kërkuar që të ndalohet veprimtaria e Soros jashtë Amerikës. Qëndrimet e Soros kanë qenë antidemokratike dhe antikombëtare, siç është edhe Ballkani i Hapur, që ka marrë emrin e tij, që është rikthim i homogjenisë serbe në Ballkan”, deklaroi Sali Berisha

Modifikuar më Hënë, 06 December 2021 17:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...