Foltorja e SHBA, Berisha: Më 11 dhjetor rithemelojmë PD-në

Hënë, 06 December 2021 10:47

 

Ish- kryeministri Sali Berisha zhvilloi foltoren e radhës me shqiptarët e Amerikës. Foltorja u mbajt në Nju Xhersi, ku shumë demokratë u mblodhën për t’u takuar virtualisht më liderin historik të së djathët, i cili ishte mbledhur së bashku me të rinjtë e PD.

5 ditë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha deklaroi se foltorja erdhi si nevojë për rithemelimin e Partisë Demokratike dhe për t’i kthyer demokracinë opozitës.

 

Duke iu drejtuar demokratëve që jetojnë në SHBA, Berisha deklaroi se Foltorja është një lëvizje pro-amerikane.

 

 

Lideri historik i PD komentoi edhe vendimin e Sekretarit Antonu Blinken, për shpalljen e tij ‘non grata’, duke folur për letrën që i ka dërguar Sekretarit Amerikan të Shtetit 3 ditë pas këtij vendimi.

 

Berisha u ndal edhe te kërkesa që ka bërë për shpalljen ‘non grata’ të multimiliarderit Geroge Soros. Më tej, ish–kryeministri u ndal edhe te arsyet e përplasjes së tij me Soros.

Berisha deklaroi se nuk ka asnjë provë që mund të vërtetojë akuzat që janë bërë ndaj tij në lidhje me vendimin për shpalljen ‘non grata’.

Ish–kryeministri e përmbylli fjalën e tij me zotimin për ta bërë PD një forcë të vërtetë konservatore

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...