‘Basha ka shumicën’, Andi Bushati-Vehap Kolës: Jeni bërë ‘Portokalli’

Tuesday, 07 December 2021 11:48

 

Mbrëmë në në emisionin “Të Paekspozuarit” të drejtuar nga Ylli Rakipi, pati një debat mes analistit Andi Bushati dhe një prej opinionistët më të zëshëm pro Lulzim Bashës, Vehap Kola, lidhur me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike dhe për faktin se kush e ka shumicën në këtë parti.

Bushati tha se është e qartë që shumicën absolute e ka Sali Berisha dhe se kush mendon të kundërtën, thjesht bëhet qesharak.
“Unë kam një sugjerim, na marri njerëzit për qesharakë, po vazhduam me debatin kush është shumicë dhe kush është pakicë. Këtë e ka marrë vesh i madh dhe i vogël… Lul Basha, ka marrë fund. Të marrin për budalla po të thuash se ekziston Lul Basha me pesë veta aty“, tha Bushati.

Gjithashtu Bushati debatoi me Kolën edhe për teorinë e tij dhe të grupit të Bashës, se Berisha dhe mbështetësit e tij në Foltore janë duke bërë një “grusht shteti” brenda PD-së.

“Problemi është, se unë jam nga ata që besoj se grusht shteti bëhet edhe në emër të shumicës. Kur je shumicë, duke shkallmuar ligje… Berisha po tregon që është shumicë dërrmuese në PD. Ka një pakicë që merrem me presjet. Përveçse grusht shteti ndaj një pakice që nuk do të dorëzojë vulën, do të lexojë statutin si të dojë. Kur ke të tillë pengesa, duhen shembur me çdo mjet. Unë kam një sugjerim, na marri njerëzit për qesharake, po vazhduam me debatin kush është shumicë dhe kush është pakicë. Këtë e ka marrë vesh i madh dhe i vogël. A do të them e ka Basha shumicën? Hajde dhe themi dhe e bëjmë Portokalli këtu, të qeshin njerëzit," tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...