'Foltorja' publikon spotin për Kuvendin e 11 dhjetorit, Berisha: Me votë ju firmosni për të ardhmen tuaj!

Tuesday, 07 December 2021 20:25

 

'Foltorja' ka publikuar spotin për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.

Protagonistë në video-mesazhin drejtuar demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë janë drejtorja e Komunikimit e 'Foltores', Florian Garo, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha si dhe disa delegatë të Kuvendit Kombëtar.

 

"11 dhjetori është dita historike e rithemelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri", shprehet Floriana Garo.

"Më 11 dhjetor me votën ju firmosni për të ardhmen tuaj, të fëmijëve tuaj dhe dhe të Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!", është mesazhi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njëherazi lider historik i Partisë Demokratike.

Mesazhet e delegatëve:

Luan Buzhiqi: Dita që do të rikthejë PD-në në shtëpinë e lirisë

Enida Lera: Dita që do të rikthejë vlerat tradicionale konservatore, patriotizmin, liritë e individit dhe dinjitetin njerëzor, familjen, pronën dhe qëndresën ndaj komunizimit totalitar në shtylla të programit të saj.

Klodian Lala: Dita që do të garantojë mendimin ndryshe përmes fraksioneve.

Megi Balliu: Dita që dot ë sigurojë vendimmarrjen e anëtarësisë përmes votës së lirë.

Erzen Laçi: Zgjedhjen përmes primareve të drejtuesve dhe përfaqësuesve tanë vendorë dhe kombëtarë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...