Nga Ilir Allkja/(edhe) DORËHEQJA TË JEP NUR!

Tuesday, 07 December 2021 21:47

(edhe) DORËHEQJA TË JEP NUR!

Unë të kam përkrahur ty, Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit me arsyetimin se ishe udhëheqësi i partisë më të madhe opozitare dhe shpresë për të rrëzuar Ramën.

Këtë e bëra mgjths isha i qartë se ti Lulzim, e theve keq PD, që në 2017-ën, bëre marrëveshje e hyre në qeveri me Ramën me këtë veprim ti e identifikove PD si bashkëfajtore për keq-qeverisjen, por shpresoja, se gjithçka kish ndodhur nga mungesa e përvojës, naiviteti, që gjithsesi nuk i falet një lideri.

Lulzim ti e shkatërrove PD me nxjerrjen e saj nga institucionet, ti I fale rregjimit gjithë pushtetin lokal e atë qendror në tavolinë, veprim i paparë e i padëgjuar në mbarë botën.

Ke lënë nam Lulzim, duke u betuar e stërbetuar se nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, por ke hyrë, ke bërë marrëveshje me të, madje këtë prill nuk ke denoncuar shpërndarjen e miliarda lekëve nga buxheti i shtetit për blerje votash, për patronazhistët, shkurt shitjen e zgjedhjeve, mgjths premtove që do i mbroje.

Ti nuk ke mbajtur asnjë fjalë që ke thënë deri më sot. Ti Lulzim nuk i ke dalë përzot asnjë papërgjegjeshmërie tëndes!

A je i qartë se demokratët janë ngritur kundër teje, sepse ti nuk dite t'i udhëheqësh drejt fitores, ndërsa shqiptarëve j'ua le peshqesh edhe 4 vite të tjera qeverisjen më antipopullore që nga viti 90?

Ti ke dështuar, Lulzim!

Koha është të bëhesh një herë burrë e ti lësh përrallat me luftëra pas betejash!

Tashmë edhe drunjtë janë të bindur që për sa kohë do e drejtosh ti PD, juntës së Ramës vetëm i zgjatet jeta!

Bëhu burrë, edhe tërheqja, edhe pranimi i dështimit të jep dinjitet, të jep nur!

Ti je në betejë, por je me demokratët!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...