‘8 Dhjetori’/ Berisha: Revolucioni nga ky shesh solli pluralizmin politik

E mërkurë, 08 December 2021 12:34

 

Në ceremoninë e organizuar me rastin e ‘8 Dhjetorit’, duke folur përpara shtatores së Azem Hajdarit në Qytetin Studenti, lideri historik i PD, Sali Berisha tha se nga ai shesh lindi pluralizmi politik.

“Revolucioni nga ky shesh do sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër staliniste të Enver Hoxhës, diktaturës më moniste të Europës.

Ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që u priu me guxim të jashtëzakonshëm, firmosën në historinë e kombit, një nga faqet më të ndritura.

Lëvizja e dhjetorit ’90 u përball me një betejë që ngjason me atë të Davidit dhe Golias. Me guximin e tyre të hekurt, studentët e mbështetur nga pedagogët dhe qytetarët, ia dolën të mposhtin diktaturën komuniste dhe të vendosin pluralizmin politik.

Ajo ishte lëvizja e amshuar e dhjetëra-mijëra shqiptarëve që kishin sakrifikuar jetën e tyre, rininë e tyre.

Sakrifica e tyre ishte mishëruar në idealet e rinisë që kërkonte atë ditë një Shqipëri të idealeve të atyre që kishin sakrifikuar jetën për një vend të lirë, të rreshtuar me kombet perëndimore, ashtu siç kishte projektuar Rilindja jonë, të ardhmen e kombit shqiptar, për një vend që respekton liritë dhe të drejtat e njeriut dhe që përparëson çështjen kombëtare,” tha Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...