Escobar për garën në PD: Nuk i diktojmë shqiptarëve kë udhëheqës të zgjedhin

Premte, 10 December 2021 15:56

 

Zëvendës Ndihmës Sekretari që mbikëqyr politikën ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar duke folur gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla është pyetur edhe për situatën në PD, ku nesër demokratët kanë thirrut një kuvend të jashtëzakonshëm.

Gjatë intervistës ai deklaroi se nuk diktojnë se kë udhëheqës do të zgjedhin shqiptarët.

Pjesë nga intervista:

Sokol Balla: Z. Escobar, Berisha pretendon se do të marrë, në kuptimin e parë të fjalës, Partinë Demokratike, nesër në mitingun që ka organizuar në Tiranë. Javën e kaluar, Z. Basha, kreu i Partisë Demokratike më tha në një intervistë se është i gatshëm të përballet me Berishën dhe njerëzit e tij në çdo, citoj këtu, skenar të mundshëm. Por shumë vrasin mendjen nëse Basha mund t’ia dalë ta ndalojë Berishën dhe disa thonë tani se autoritetet nuk e bëjnë punën, sistemi i drejtësisë nuk e bën punën, dhe tani punën duhet ta mbarojnë SHBA-të. Si i përgjigjeni kësaj?

ZV/NS Escobar: Shiko, marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...