Fier, qindra delegatë të PD nisen drejt Tiranës me automjete private, flet Luan Baçi

Saturday, 11 December 2021 10:19

 

Delegatët e Fierit për në Kuvendin e Partisë Demokratisë kanë nisur që në orën 7:00 të mëngjesit të nisen drejt Tiranës për të marrë pjesë në takimin e madh që do të mbahet në “Air Albania.”

Sipas z. Luan Baçi, ish-kryetar i kësaj dege në Fier, organizimi për shkuarjen drejt Tiranës është bërë me automjete private nga 3 apo 4 persona, për të shmangur kontrollet apo pengesat që mund të sjellë Policia nëse udhëtimi do të bëhej me autobuzë, njoftoi gazetari i SYRI TV, Xhemil Beharaj.

Luan Baçi pohoi se vetëm një furgon ishte porositur, me të cilin do të udhëtonin disa zonja delegate që u nis për në Tiranë në orën 7:30 minuta nga "sharra".

 

Janë afro 500 delegatë nga Fieri që janë nisur për në Tiranë, tha Baçi.

 

Po më këtë mënyrë janë organizuar për të udhëtuar drejt Tiranës për të marrë pjesë në Kuvend edhe delegatët demokratë të bashkive Roskovec, Patos dhe Mallakastër, pohoi një tjetër organizator i degës së PD në Patos, Gazmend Halimi, i cili shtoi se ka qenë porosi që udhëtimi drejt Tiranës të organizohej e të kryhej me automjete private.

Halimi shtoi se nga 83 që është nunri i delegatëve nga kjo degë, 50 janë nisur drejt Kuvendit të Tiranës, kurse pjesa tjetër nuk ka shkuar për arsye familjare apo se janë emigrantë, tha ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...