‘4446 firma të vërtetuara’/ Lubonja, thirrje Bashës: Dorëzo zyrën dhe kaq...

Saturday, 11 December 2021 19:58

 

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar vendimin e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga lideri historik Sali Berisha dhe shkarkimin me 4446 firma të delegatëve.

I ftuar në ‘Kjo javë”, analisti theksoi se nëse 4446 firmat të komunikuara janë të vërteta, atëherë Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha duhet të dorëzojë zyrën.

 

Lubonja: Ajo zgjidhet duke kontrolluar ata 4 mijë e 446 , në rast se janë të vërtetë duhet dorëzuar zyra nga Basha dhe kaq është e gjitha. Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë zgjedhje të lira e të ndershme. Unë besoj që ky regjim nuk e lëshon selinë e madhe. Basha është një reflektim i kësaj kulture. Me këtë kulturë që është krijuar këtu fiton ai që ka më shumë para, ai që blen vota që ka krimin të kesh edhe ambasadën amerikane me vete nuk është pak. Opozita duhet të kuptojë që ka gjithë këto kundërshtarë. Qëllimi final i Edi Ramës është që t’i shohë të gjithë barkas, tani shyqyr që dolën njerëz që nuk u trembën as nga ambasada amerikane, pavarësisht se ato mund të mos jenë dakord edhe me të kaluarën. Lirinë e meriton ai që shkon ditë për ditën në luftë, shqiptarët

 

 

Me Berishën mund të fitosh edhe duke qenë non-grata. Në këtë rast amerikanët me Berishën kanë gabuar dhe shqiptarët e kanë parë këtë. Ky regjim nuk rrëzohet me forma demokratike të pastra, por ka nevojë për frymë popullore që të shprehë zemërimin në formë masive. Sipas leximit tim këtë situatë mund ta krahasoj pak me kohën kur erdhi Trump në pushtet

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...