Edhe Basha e pranon që nuk ka korum/ Poston FOTON me 132 anëtarë

Diel, 12 December 2021 17:27

 

Skandali i deputetit Lulzim Basha sa vjen dhe thellohet. Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar të PD nuk ka kuorum.

Vetë Lulzim Basha e ka pranuar dhe kjo duket qartë në foton që ka shpërndarë zyra e shtypit e PD.

Deputeti Basha harron se nuk është e vështirë të përllogaritet prezenca në mbledhje përmes fotove.

SYRI konstaton se në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD kanë qenë 132 veta dhe jo 291 siç pretendon deputeti Basha.

Përllogaritja është e thjeshtë. Horizontalisht janë 12 persona dhe vertikalisht 11. Në total në sallë ndodhen 132 persona, mes të cilëve një numër i konsiderueshëm simpatizantë dhe jo anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Në mungesë të kuorumit, kjo mbledhje është krejtësisht e paligjshme, sikurse çdo urdhër dhe vendim i ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha, nuk ka asnjë fuqi statutore.

Statuti i ri i miratuar me shumicë absolute dje nga Kuvendi Kombëtar ka hyrë në fuqi dhe është e vetmja kushtetutë e PD, në bazë të të cilit do të punojë Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokraitke me 29 anëtarë në përbërje të tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...