Berisha: Deputeti Basha i shkarkuar komplet, në mbledhjen e KK as 1/3 e anëtarëve

Diel, 12 December 2021 18:52

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaron se Lulzim Basha është shkarkuar nga çdo funksion në Partinë Demokratike.

Gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët e Jacksonville në Florida, SHBA, Berisha tha se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar dështoi pasi nuk u paraqitën as 1/3 e anëtarëve.

Salla u mbush me punonjës të godinës dhe individë që nuk janë anëtarë, tha Berisha.

"Ne nuk përballemi vetëm me deputetin Basha që nuk njeh asnjë normë, ligj, asjnë parim, përkundrazi i marrë peng vepron sipas urdhrave që merr. Sot p.sh, ai i shkarkuar komplet thërret Këshillin Kombëtar në të cilën nuk paraqitet as 1/3 e anëtarëve dhe mbush sallën me punonjës të godinës dhe individë të tjerë duke mashtruar publikisht. Por pavarësisht nga të gjitha këto,ju garantoj se ky revolucion i filluar për rivendosjen e vlerave konservatore nuk ka të ndalur. Se ky revolucion siç çmontontoi në 91 diktaturën komuniste, do të çmontojë narkoshtetin shqiptar".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...