Berisha-gazetarët: Ju sot jeni në këmbë se karriget i mori Basha, silljani atij të gjitha karriget e thyera

Hënë, 13 December 2021 14:55

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia e PD-së.

Duke folur para gazetarëve, Berisha u kërkoi ndjesë gazetarëve që ishin në këmbë, pasi i kishte marrë deputeti Lulzim Basha.

 

‘Shpreh kënaqësinë për zhvillimin në Shqipëri dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar ngushtësisht me PD-në të rithemeluar në Kuvendin e jashtëzakonshëm të saj në mënyrë që PD-ja të përmbushë misionin e saj të madh.

 

Të dashur gazetarë! Të nderuar gazetarë e gazetare. Ju përshëndes me përzemërsi sepse ia keni përcjellë publikut Foltoren me vërtetësinë e saj, keni luajtur rol shumë të madh në transparencën pavarësisht se keni qenë subjekt i presioneve të pandershme.

Ndiej keqardhje që sot jeni të gjithë në këmbë, por domethënia e këtij qëndrimi është e madhe.

Nga një anë keni njeriu që grumbulloi të gjitha karriget në zyrën, i çmendur me pasionin e karrigeve dhe ftoj ju që çdo karrige të thyer t’ia sillni aty.

Dhe nga ana tjetër njeriun e pasionin njeriun e misionit që nuk punon për karrige, por për liritë e demokratëve, liritë e shqiptarëve’, tha Sali Berisha gjatë konferencës së tij

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...