Berisha: Basha u ka plaçkitur kartat anëtarëve të PD-së që të mos votojnë në 18 dhjetor

Hënë, 13 December 2021 15:07

 

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha po mban një konferencë të jashtëzakonshme për mediat nga selia e PD-së.

Berisha e akuzoi Bashën duke u shprehur se u ka mbledhur anëtarëve të PD-së kartat që të mos votojnë në referendumin e 18 dhjetorit.

‘Peng kryetari Basha ka kryer akte që ngjiten në nivele të krimit elektoral. Ka njoftuar anëtarësinë që të paraqiten në votimin e fundit me karta. I ka mbledhur dhe nuk ia kthyer.

I garantoj që të gjithë ata se do të votojnë në mënyrë transparente dhe para këtyre mediave dhe nuk ka njeri që mund të pengojë duke u plaçkitur kartat e anëtarësisë, që s’kisha dëgjuar kurrë ndonjëherë.

Duket se e ndiente që gjykatësi do ta kërkonte përsëri për ato që ka bërë se ndryshe një vendim të tillë nuk do ta merrte kurrë. Pra ne presim një rezultat të shkëlqyer me datën 18 sikur ftoj çdo demokratë atë ditë të firmosë aktin madhor të pushtetit dhe vullnetit të anëtarit të PD-së me normat e reja të lirisë dhe të injorojë dhe dënojë me injorim anti-Kuvendin e shoqatës Basha-Bardhi si një nga turpet më të mëdha të historisë së Europës, të historisë së njerëzimit në rrugën e demokracisë.

Ndaj unë prej që deputet të mos bëhen bashkëpunëtorë në këtë vendim anti-statuor të ndërmarrë vetëm për karrigen e peng Bashës, deputetit Basha’, u shpreh lideri historik i demokratëve, Sali Berisha

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...