Përplasja në PD. Berisha: Do thërras deputetët e PD në takime

Hënë, 13 December 2021 22:19

 

Lideri historik i PD, Sali Berisha thotë se do të thërrasë në takime deputetët e grupit parlamentar të PD.

Ish-kryeministri tha se pret që ligjvënësit e PD të pajtohen me vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit.

"Do filloj t'i thërras dhe të bisedoj me ta. Kam qenë në një proces intensiv pune. Qëndrimi i tyre se nuk duam që në këtë përplasje të anësojmë, nuk mund të mos respektohej nga unë. Por tani që vendosi Kuvendi ftoj secilin prej tyre të pajtohet me vendimet e Kuvendit të cilat janë apoteozë, apo Kushtetutë e vërtetë e lirisë, vendosen për herë të parë disa prej tyre. Vlerat më të arrira të lirisë të vendeve të zhvilluara", u shpreh Berisha.

 

Çim Peka: Do thërrisni edhe Gjekmarkajn, Salianjin, Dumën dhe Tabakun që janë kritikët tuaj më të ashpër?
Sali Berisha: Nuk përjashtoj asnjë.

 

Çim Peka: Do e thërrisni Bashën për takim?
Sali Berisha: Ka një çështje të tmerrshme etike. Në kod moral besëprerit dora nuk i jepet. Por ky është një traditë, atij që të pret në besë nuk i jepet dora.

Çim Peka: Ju e keni bërë shpesh. I keni dhënë dorën zotit Selami, e bëtë deputet se i iku avioni...
Sali Berisha: Edhe kjo qëndron. Por jo në këtë shkallë.

Sali Berisha: Zoti Basha mbetet deputet i PD. Nuk përjashtoj njeri.

Sali Berisha: Ky është një rikthim. Rikthimet nuk kanë dështuar ndonjëherë. Është një thirrje e brendshme, vijnë nga një thirrje e brendshme e shoqërisë. Unë në ato leximet e mia në një kohë kur nuk mendoja kurrë vetë për rikthim, nuk kam gjetur rikthim të dështuar, të gjitha të suksesshme. Ndaj jam i sigurt që ky narkoshtet do të çmontohet dhe opozita do të vijë në pushtet. Jam i sigurt se marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe SHBA do të njohin nivelet më të larta

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...