Skandali i plehrave në Elbasan, KPP ‘favorizon’ kompaninë e Sadri Abazit

Tuesday, 14 December 2021 14:37

 

Skandali me tenderin e pastrimit të mbetjeve në bashkinë e Elbasanit sa vjen e thellohet. Kompania “Alko Impex”, në pronësi të ish deputetit socialist, Sadri Abazi, dyshohet se do të jetë fituese e tenderit prej 1.1 miliardë lekësh. Komisioni Prokurorimit Publik ka kërkuar hetim për kompaninë tjetër në garë, “Korsel Shpk”, ndërsa “Viktoria Invest” është e skualifikuar nga tenderat publik. Për këtë arsye, lindin dyshime se kompania e familjarëve të Sadri Abazit do të fitojë këtë tender.

Plehrat që kanë pushtuar Elbasanin nuk po ndotin vetëm qytetin, por po forcojnë dyshimet mbi praktika abuzive të ndjekura nga Bashkia në tenderin 1.1 miliardë lekë të pastrimit. Më herët, bashkia e drejtuar nga Gledjan Llatja ngriti supet se përse kompania “Victoria Invest” u tërhoq nga shërbimi i pastrimit të qytetit, ndërkohë që ishte e qartë se shoqëria private e Fatmir Kuçit është përjashtuar nga fitimi i tenderave publikë.

 

Tashmë, Komisioni i Prokurimit Publik ka ngritur të tjera pikëpyetje, mbi mënyrën sqe si kanë vepruar zyrtarët e Bashkisë së Elbasanit në procedurat tenderuese për pastrimin e qytetit, të nisura në Mars të këtij viti dhe që nuk po përfundojnë ende. Sipas një vendimi të datës 9 Dhjetor 2021, Komisioni i Prokurimit Publik hedh dyshime se zyrtarët që kanë pasur akses në të dhënat e kompanive pjesëmarrëse në garë, i kanë ofruar të dhëna konfidenciale njërit prej operatorëve, kompanisë “Korsel” shpk, e cila i ka përdorur kundër rivalit të tij në garë, shoqërisë “Alko Impeks”.

Për Komisionin e Prokurimit Publik, kjo situatë përbën shkelje të konfidencialitetit dhe sekretit tregtar nga ana e organizatorëve të tenderit e për këtë arsye ka urdhëruar Agjencinë e Prokurimit Publik që të verifikojë më tej skandalin. Por nga ana tjetër, vetë Komisioni i Prokurimit Publik duket se është treguar shumë tolerant me disa mangësi të kompanisë “Alko Impeks” në pronësi të familjes së ish-deputetit Sadri Abazi, e cila besohet se do të jetë fituese në fund të procedurës 1.1 miliardë lekë të vjetra.

Në 9 Mars të këtij viti, Bashkia e Elbasanit shpall tenderin për pastrimin e qytetit me fond limit 109 milionë lekë të reja pa TVSH. Në tender marrin pjesë tre kompani; “Victoria Invest”, e cila ishte skualifikuar, si edhe “Korsel” shpk e “Alko Impeks”. Kjo e fundit kishte dhënë ofertën më të ulët. “Korsel” ankimon vendimin pranë Bashkisë së Elbasanit, duke ngritur pretendime se kompania e familjes së Sadri Abazit nuk plotësonte një seri kriteresh. Ankesa refuzohet dhe “Korsel” i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik. Por, siç konstatohet në vendimin e këtij institucioni, “Korsel”, megjithëse është skualifikuar nga tenderi, duke se është ndihmuar nga zyrtarët e Bashkisë për të goditur kompaninë konkurente, nëpërmjet të dhënave sekret tregtar.

Komisioni i Prokurimit Publik, në përfundim të shqyrtimit të rastit, ka vendosur të rrëzojë pretendimet e ankimuesit. Megjithatë, në disa pika, KPP ka dhënë argumenta në favor të “Alko Impeks”, në të kundërt me qëndrimet e mbajtur prej tij në raste të ngjashme më herët. Konkluzioni duket qartë; qytetarët e Elbasanit janë duke vuajtur krizën e ndotjes urbane, për shkak se institucionet shtetërore, përfshirë Bashkinë dhe Komisionin e Prokurimit Publik, janë vendosur në llogore të ndryshme për të mbështetur secila nga një prej konkurentëve të tenderit 1.1 miliardë lekë të vjetra

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...