Zyra e BE konfirmon:Takimin me ambasadorët e kërkoi Basha

Tuesday, 14 December 2021 16:27

 

Ish-kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri në një takim, ambasadorët e SHBA, BE dhe disa vendeve të unionit. Megjithëse Basha dhe ambasadorët nuk komentuan detajet e takimit, zyra e delegacionit të BE,e kontaktuar nga SYRI TV,konfirmoi se takimi ëhstë këkruar nga Lulzim Basha.

Ish-kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në një takim në Selinë Blu ambasadorët e SHBA, BE dhe të disa vendeve të Unionit për ti informuar në lidhje me zhvillimet që po ndodhin në kampin opozitar.

E kontaktuar nga SYRI TV, zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, konfirmoi se takimi me ambasadorët është kërkuar nga Lulzim Basha.

Takimi i kërkuar nga deputeti Lulzim Basha ka zgjatur për rreth një orë, ku mësohet se është folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe shkarkimin e tij nga Kuvendi Kombëtar.

Ndryshe nga herët e tjera, pas këtij takimi as ambasadorët, por as Lulzim Basha nuk kanë pranuar të flasin për mediat dhe të japin detaje se cili ka qenë qëndrimi i palëve në këtë takim.

Edhe Lulzim Basha, i cili doli para mediave, për të folur për çështjen e inceneratorëve, pas arrestimit të ish ministrit Lefter Koka, iu shmang gazetarëve, të cilët e pyeten, se kush e kërkoi takimin me ambasadorët, duke nxituar të hyjë në seli, pa dhënë asnjë përgjigje.

Kërkesa e Lulzim Basha, për një takim, me ambasadorët e SHBA-së, BE, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë, vjen vetëm pak ditë, pasi Basha u shkarkua nga posti I kryetarit të PD-së, nga kuvendi kombëtar I Partisë Demokratike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...