Basha ftoi ambasadorët në PD/ Nesho: Përkrahjet e sforcuara nuk e zgjidhin krizën, e përkeqësojnë

Tuesday, 14 December 2021 20:48

 

Diplomati i njohur Agim Nesho ka komentuar në ora 19:00 në Syri Tv me gazetaren Juli Krisafi, vizitën e ambasadorëve në selinë e PD, me kërkesë të deputetit Lulzim Basha.

Nesho tha se përkrahje të tilla nga ana e ambasadorëve mbi individë apo edhe regjime, nuk e zgjidhin krizën, por e përkeqësojnë atë.

Ndërsa shton se duhet t'i vendoset kufi veprimtarisë së tyre.

 

"Ne i quajmë partnerë të denjë, bashkëpunojmë me ta, ne i përkasim perëndimit. Si SHBA dhe BE janë partnerët tanë. Por duhe të kenë parasysh që çështjet e brendshme të vendit dhe demokracisë duhet t'i lejojnë në procese vendimmarrëse të vetë popullit shqiptar, për arsye se edhe marrëdhëniet mes shteteve fuqizohen më shumë. Opinioni publik shqiptar ka parë në shumë raste që problematika në Shqipëri nuk paraqitet në mënyrë të drejtë. Kemi parë diplomatë të mënyrave të ndryshme që shkojnë dhe vizitojnë zyrat dhe pikturat e një kryeministri, që është administratori i një vendi, por ka kohë të merret me zyrën e tij dhe ta pikturojë atë, kur fenomenet e vendit të tij janë alarmuese.

 

Mbi 500 mijë veta janë larguar nga Shqipëria. 40% e popullsisë është në nivelin e një varfërie të ulët. problematika e drogës, Shqipëria është kthyer në narkoshtet. Dhe reagimi i tyre nuk ka qenë proporcional, nuk ka qenë në ndihmë të demokracisë. Me të drejtë kërkojmë nga partnerët ndërkombëtarë që të trajtohemi me respekt dhe të bashkëpunojmë. Sot, si SHBA dhe BE, dhe Shqipëria, janë demokraci dhe si të tilla duhet të bashkëpunojnë në mënyrë të hapur.

Një demokraci e konsoliduar dhe e barabartë respekton sovranitetin e tij, legjitmitetin që të jep zgjedhësi në të gjitha institucionet. Përkrahjet e sforcuara nuk zgjidhin kriza, por e shtojnë atë. Këto përpjekje për të ndihmuar individë të tillë, regjime autokratike, që kanë edhe kontradikta me filozofinë ndërkombëtare politike me partnerët tanë perëndimorë, nuk mund të justifikohen pambarimisht. Do të vijë një kufi dhe ky kufi do të vijë nga diskreditimi i veprimtarisë lobiste dhe organizatave që për qëllime të përcaktuara, për projekte të caktuara përkrahin regjime të tilla", u shpreh Nesho

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...