BE nuk jep afat kur do të mbahen konferencat ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

E mërkurë, 15 December 2021 08:42

 

Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Bashkimit Evropian miratoi të martën, më 14 dhjetor, konkluzionet për zgjerimin. Por, në mbledhjen e mbajtur në Bruksel, blloku evropian nuk dha afat se kur mund të mbahen konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

"Këshilli ripohon angazhimin e tij për zgjerimin, i cili mbetet një politikë kyçe e BE-së. Këshilli me padurim e pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që është e mundur, këtë vit", thuhet në deklaratën e përbashkët nga 27 ministrat e Jashtëm të BE-së, njofton REL.

Ministrat e BE-së përsëritën mbështetjen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në konkluzionet përfundimtare, referenca që lidh procesin e zgjerimit të Maqedonisë së Veriut me zbatimin e marrëveshjes me Bullgarinë është hequr, por kjo referencë është e pranishme edhe në kornizën negociuese, transmetojnë mediat lokale pohimet e diplomatëve në Bruksel që kanë parë kornizën negociuese.

Të martën, kryeministri i sapozgjedhur bullgar, Kiril Petkov, pas seancës së parë qeveritare në Sofje, tha se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev me të cilin, siç tha, janë pajtuar për formimin e shpejt të grupeve të punës, të cilat deri në fillim të muajit të ardhshëm do të hartojnë një plan veprimi.

“Grupet do të formohet sa më shpejt që është e mundur dhe shpresojmë se në fillim të janarit do të kemi plan të qartë mbi përbërjen e tyre. Do të inkuadrojmë sferat e kulturës, infrastrukturës, ekonomisë, përskaj historisë. Duhet të bëjmë një plan veprimi dhe në fillim të janarit këto grupe të kenë rezultate reale, të japin ide që të ecim përpara me negociatat me një plan më operativ”, ka deklaruar Petkov.

Kryeministri maqedonas, Zaev ndërkohë tha se e kishte telefonuar Petkovin për t’ia uruar zgjedhjen në postin e kryeministrit dhe gjatë kësaj bisede janë marrë vesh për intensifikimin e negociatave.

“Ramë dakord të vazhdojmë të punojmë në gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për zhbllokimin e procedurës për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe për impuls të ri të përforcimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, në emër të të ardhmes së përbashkët evropiane”, ka deklaruar kryeministri Zaev.

Bullgaria, si vend anëtar i BE-së, në nëntor të vitit 2020 ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke e kushtëzuar heqjen e vetos me zgjidhjen e dallimeve për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Sofja nuk i konteston maqedonasit, por kërkon që autoritetet të pranojnë se gjuha dhe identiteti i tyre ekzistojnë që nga viti 1945 dhe se para kësaj periudhe ato kanë pasur prejardhje bullgare

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...