Komisioni i Rithemelimit të PD depoziton statutin në gjykatë

E mërkurë, 15 December 2021 12:59

 

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike ka depozituar në gjykatë ndryshimet e bëra në statutin e partisë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ndryshimet janë depozituar nga anëtarët Ivi Kaso dhe Arben Ristani.

 

Më herët, Oerd Bylykbashi deklaroi se gjykata do të regjistrojë ndryshimet e 11 dhjetorit, pasi janë të gjitha dokumentet dhe provat për pranimin e tyre.

 

“Pse Basha nuk i ka regjistruar ndryshimet në korrik? Shikoni çfarë respekti ka Basha. Me ndryshimet e datës 11 dhjetor ne shfuqizojmë atë statut, nuk themi që nuk ekziston, aq më mirë që e kanë regjistruar. Do ishte absurditet ta çonte pasi e kishim çuar ne. Ne nuk bëjmë padi për statutin e korrikut. Gjykata vetëm e regjistron”.

 

Gjyqtari duhet të gjejë kushte ligjore apo statutore që nuk e pranon, por Kuvendi është thirrur nga 1/4 e delegatëve. Kemi verifikuar faktin që është thirrur nga ata dhe dokumentacioni është disponibël për gjykatën. Të gjitha provat i kemi dhe është e kundërta e kuorumit që ka bërë Basha me 17 korrik, në sallën e Pallatit të Kongreseve. Ne kemi vendosur një precedent historik jo vetëm për PD”, tha ai

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...