Basha 'zbulon' korrupsionin në PD, akademiku mbetet 'gojëhapur': Pse heshte?! Apo e përdor për shantazh politik?

E Enjte, 16 December 2021 09:29

 

Ish-ministri Lulzim Basha në qeverinë e PD ka deklaruar hapur dje se “edhe ish-qeverisja e Partisë Demokratike ka pasur korrupsion" dhe ka theksuar se "jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë për të ecur drejt të ardhmes që meritojnë dhe duan shqiptarët,” një shpallje kjo që është bërë pikërisht në kulmin e luftës që po bën me shumicën në PD për të mos dalë në asnjë mënyrë nga selia.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar me habi dhe një nga personalitetet e vendit, që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me politikës, akademiku Artan Fuga, studiues i hollë i sjelljes njerëzore

“Siiii!? Zoti Lulzim Basha deklaron sot se edhe qeverisja e PD ka qenë e korruptuar dhe ai e dinte dhe e di këtë? Dhe nuk e ka denoncuar ose nuk shkon ta denoncojë personin apo personat në fjalë? Kështu mendon të pretendojë para shqiptarëve se do të qeverisë? Deklaron se do të shkëputet nga pjesa e tyre e keqe? Pra, i parashkruan këto krime, bën vetëgjyqësi duke i lënë mënjanë? Aq më keq i përdor për shantazh politik?! Uaaaauuuuu! Mos jam në ëndërr? Dhe qëndron ende i heshtur dhe nuk shkon të denoncojë duke bashkëpunuar me drejtësinë sipas parimit “më mirë vonë se kurrë”? E kundërta është fshehje krimi! Çfarë po na dëgjojnë veshët!!! Çfarë po na shohin sytë!” përfundon akademiku me sarkazëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...