Sali Berisha: PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Deputeti Basha ka vetëm bravat

E Enjte, 16 December 2021 21:35

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se PD nuk drejtohet nga Lulzim Basha, por nga Komisioni i Rithemelimit që u krijua në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Në emisionin 'Opinion', Berisha tha se anëtarë e këtij komisioni janë shpërndarë në Shqipëri për të organizuar referendumin e 18 dhjetorit.

"PD sot e drejton Kuvendi Kombëtar që u mblodh në 11 dhjetor. Dhe ky Kuvend do e drejtojë deri në datën 22 mars. Kuvendi ka autorizuar një grup të përkohshëm prej 29 vetash. Grupi kolegjial ka shkuar në seli, ka kryer mbledhjen për të dëshmuar delegatëve se vendimi u zbatua. kurse sot grupi është në të katër anët e Shqipërisë për të organizuar për herë të parë në historinë e një partie politike, një ngjarje madhore, referendumin të thirrur tashmë nga Kuvendi i anëtarësisë. Ai po merret me brava, me organizime të turpshme, si ato të djeshmet. Basha është minoranca më e thellë që ka ekzistuar ndonjëherë në Shqipëri, por ne po e bëjmë për të respektuar anëtarësinë. Ai është i shkarkuar, është deputeti Basha, me votën e 4446 delegatëve. Nëse Lulzim Basha do të thoshte po do të thërrasim Kuvendin, ky proces nuk do të kishte shkuar këtu. Edi Paloka i ka propozuar Lulzim Bashës nuk ke alternativë tjetër veçse të votëbesohesh në anëtarësi ose Kuvend. Ai ka thënë me Berishën kundër s'mund ta bëj kurrë atë".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...