Sekretari i Ramës i përfshirë në aferën e inceneratorëve/ Dosja korruptive që po “shkund” politikën

Premte, 17 December 2021 10:42

 

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se do të dërgojë të tjera dokumenta në SPAK, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Konfirmimi ka ardhur nga zyra për shtyp e LSI-së, e cila ka shpërndarë mëngjesin e sotëm deklaratat e Kryemadhit.

Kjo e fundit ka folur me emra që sipas saj duhet të japin llogari para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve.

E pyetur se kush duhet të shkojë në burg, Kryemadhi ka thënë,-“I pari Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, Armando Subashi i Fierit dhe të gjitha kompanitë e tjera që kanë marrë paratë nga ky projekt. Dhe më pas do t;ju bëjmë të ditur evazionin fiskal i cili ka ndodhur në gjithë këtë proces”.

Më tej Kryemadhi ka thënë se skema e inceneratorëve është e lidhur ngushtë me bojkotin e zgjedhjeve lokale të 2019.

 

“Do ta zbulojë SPAK-u se duhet zbuluar me fatura. Këto dy firma këtu e çojnë në burg automatikisht po të jetë në një shtet demokratik kryetarin e bashkisë. Që të miratosh këtë buxhet, këtë tabelë dhe të japësh këtë firmë zotit Erion Veliaj dhe kryetarëve të tjerë sic e ka bërë bashkia e Fierit dhe Bashkia e Elbasanit i duhet neni 54.

Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak. Kush e bllokonte e inceneratorin e Tiranës në 2017-2018 të ndërtohej në Tiranë, Këshilli Bashkiak, bashkia e Kamzës, Bashkia e Kavajës, Bashkia e Vorës, Bashkia e Rrogozhinës të cilat ishin të opozitës”, është shprehur Kryemadhi

Sipas Kryemadhit, lejen për ndërtimin e inceneratorit dhe landfillit të Tiranës, zoti Rama e ka dhënë në maj 2019.

“Pra Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë inceneratorit të Tiranës mbi gati 6 milionë euro për një ndërtim pa leje. Leja është dhënë në 17 maj të 2019. Kjo tabelë dhe ky ndërtim ka një firmë të zotit Erion Veliaj. Me 4 rreshta zoti Veliaj mer përsipër të firmosi dhe t’i japë inceneratorit të Tiranës 430 milionë euro për 30 vjet.

Po të kishte një sistem drejtësie dhe të ishim një shtet demokratik, më e pakta do të ishtë detyruar për të dhënë dorëheqje kryetari i bashkisë së Tiranës. Por çfarë ka ndodhur? Ligji për pushtetin vendor dhe vetëqeverisjen, neni 54 nuk lejon të kalojë asnjë para nga buxheti bashkisë pa miratimin e Këshillit Bashkiak. Kompetencat e Këshillit Bashkiak, miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij. Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin në shkelje të hapur dhe shfrytëzim të drejtëpërdrejtë të autoritetit si kryetar bashkie ka marrë kompentencat jo vetëm të Këshillit Bashkiak por dhe të qarkut të Tiranës”, ka shpjeguar Kryemadhi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...