Berisha: Ja pse do protestojmë të hënën, do mblidhemi në oborrin e PD

Saturday, 18 December 2021 11:06

 

Duke folur për mediat pasi votoi, lideri historik demokrat, Sali Berisha, bëri thirrje sërish për pjesëmarrje masive në protestën e ditës së hënë në orën 4.

“Ditën e hënë në ora 4, të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme,” tha Berisha, duke theksuar se do votohet kundër nismës së Ballkanit të Hapur, por edhe kundër vjedhjes dhe korrupsionit 8-vjeçar të qeverisjes së Edi Ramës, duke e vënë theksin te afera e inceneratorëve.

 

Berisha tha se protestuesit do mblidhen në selinë e PD.

 

“Nuk ka protestë para selisë së PD. Por vendi i grumbullimit të demokratëve ditën e hënë do jetë oborri i selisë. Unë ftoj të gjithë demokratët të bashkohen dhe të protestojmë para kryeministrisë.
Selia e PD nuk është prona e Lulzim Bashës. Sot Lulzim Brava në orën 5 të pasdites merr verdiktin që meriton. Ky revolucion nuk ndalet nga asgjë. Rama edhe po të dalë lakuriq, nuk e ndal vrullin e këtij revolucioni,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...