Berisha te selia e PD: Plebishit, 44 mijë demokratë shkarkuan Bashën. S'ka forcë që e ndal revolucionin

Saturday, 18 December 2021 21:12

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi nga selia e PD se 44 mijë demokraë votuan në referendum për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Berisha tha se Basha është larguar tashmë përfundimisht nga drejtimi i PD.

"Demokratët vendosën në mënyrë plebishitare largimin e peng Bashës. Jo Basha, por Brava ik nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar si një person që në detyrën më të lartë të kreut të opozitës e shfrytëzon për favore personale. Dhe trajton PD-në si një pronë të tij. Ky është votimi më i shkëlqyer. Shkruat një kapitull të ri në historinë e revolucionit demokratik.

Revolucioni nuk ka të ndalur, nuk ka forcë në botë që ta ndalë këtë revolucion. Jemi dëshmitarë të përpjekjeve të turpshme të narkoshtetit kundër këtij akti madhor në historinë e pluralzimit. Mjafton t'iu kujtoj paraqitjet me orë të tëra në studiot televizive të pengmarrësit në favor të pengut të tij. Por asgjë nuk mund të ndalë njerëzit e lirë në realizimin e qëllimeve të tyre.

 

Nuk ka forcë që pegon dot njerëzit e lirë nga arritja e objektivave të tyre për liri dhe dinjitet, për të ardhmen, forcën e tyre politike dhe shoqërinë shqiptare në tërësi.

Me këtë rast i jap fjalën komisionit që drejtoi referendumin dhe t'i falenderoj. Është i njëjti komision që menaxhoi në mënyrë të përsosur Kuvendin historik të 11 dhjetorit. Dhe po me kaq përgjegjësi, me transparencë absolute menaxhoi referendumin e parë në historinë e një force politike", tha Berisha.

Vijon

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...