Basha humbi thellë te lagjja e tij, Berisha: Historia përsëritet. E pësoi si Ramizi 30 vjet më parë

Saturday, 18 December 2021 21:26

 

Nga selia e PD, Sali Berisha komentoi humbjen e thellë të Lulzim Bashës në lagjen e tij, te dega 8 në Tiranë.

Berisha tha historia përsëritet dhe se Basha pësoi të njëjtin fat si diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia 30 vjet më parë.

Vota e demokratëve të degës 8 tha Berisha, e denatyralizoi Lulzim Bravën, siç e quajti Berisha, deputetin Basha.
"Historia përsëritet. Në vitin 1991 kjo lagje, ndër më demokratiket e kësaj toke i rezervoi diktatorit të fundit komunist disfatën turpëruese. Pas 30 vitesh, po kjo lagje i rezervon Lulzim Bravës, apo peng Bashës të njëjtin fat. Me një dallim, diktatori komunist nuk kishte lindur në atë lagje, kurse Lulzim Brava ka lindur aty. Pra e denatyralizuan. Ky quhet procesi i denatyralizimit që i bënë demokratët e lagjes numër 8. Nderim dhe mirënjohje të pakufishme për votën e tyre".
Te dega 8, shkarkimi i Bashës u votua me 760 vota pro, 10 kundër, 4 të pavlefshme.

Ndërsa në total, shkarkimi i Lulzim Bashës u ratifikua nga 43 385 vota pro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...