Inceneratori i Elbasanit/ Kryemadhi: Përgjegjësi personale e Edi Ramës, nga paniku del për t’i bërë presion drejtësisë që të çojë në burg…

Hënë, 20 December 2021 10:59

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për inceneratorin e Elbasanit.


Sipas saj, “Rama ka harruar çfarë ka firmosur, pasi në kundërshtim me ligjin ai i ka dhënë një tjetër koncesion mbi koncesionin kompanisë, duke i dhënë të drejtën të shesë energjinë e prodhuar nga inceneratori”.

Në një postim në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe një video të kryeministrit nga një studio televizive, Kryemadhi thotë:

 

“Të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë detyrimin të depozitojnë mbetjet në këtë incenerator. Menaxhimi i është lënë detyrë Bashkisë së Elbasanit, nga djegia e plehrave do të prodhohet energji elektrike që do të shitet nga kompania e lidhur me Edi Ramën. Pra, e thënë thjeshtë bashkia e Elbasanit do të punojë për kompaninë koncesionare duke mos marrë vetë asnjë përfitim.Kjo është përgjegjësia personale që ka Edi Rama dhe nga paniku del nëpër studio televizive për t’i bërë presion drejtësisë që të çojë bashkëpunëtorët e tij në burg”.

POSTIMI I PLOTE

I zhytur deri në fyt me aferën e inceneratorëve Edi Rama nuk ka lënë studio televizive për të mbrojtur korrupsionin e shekullit të qeverisë së tij.

I kapur në panik nga firma që ka vënë për inceneratorin e Elbasanit, Edi Rama përpiqet të gënjejë të gjithë qytetarët duke i bërë të besojnë se ai është pronë e shtetit shqiptar.

Sipas kontratës së firmosur nga dora e tij, inceneratori i Elbasanit përveç incenerimit të plehrave do të prodhojë dhe energji elektrike. Sipas Edi Ramës(video), kjo pronë dhe ky përfitim do të jetë i shtetit.

 

Por sot Edi Rama ka harruar çfarë ka firmosur, pasi në kundërshtim me ligjin ai i ka dhënë një tjetër koncesion mbi koncesionin kompanisë, duke i dhënë të drejtën të shesë energjinë e prodhuar nga inceneratori.

Të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë detyrimin të depozitojnë mbetjet në këtë incenerator. Menaxhimi i është lënë detyrë Bashkisë së Elbasanit, nga djegia e plehrave do të prodhohet energji elektrike që do të shitet nga kompania e lidhur me Edi Ramën. Pra, e thënë thjeshtë bashkia e Elbasanit do të punojë për kompaninë koncesionare duke mos marrë vetë asnjë përfitim.

Kjo është përgjegjësia personale që ka Edi Rama dhe nga paniku del nëpër studio televizive për t’i bërë presion drejtësisë që të çojë bashkëpunëtorët e tij në burg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...